LAJMI I FUNDIT:

FedEx dëshiron të pajisë aeroplanët për transportimin e mallrave me laser kundër raketave

FedEx dëshiron të pajisë aeroplanët për transportimin e mallrave me laser kundër raketave

Aeroplanët për transportimin e mallrave të kompanisë FedEx, së shpejti do të mund të pajisen me teknologji mbrojtëse.

FedEx ka kërkuar nga administrata Federale për Aviacion që t’i jap leje që flotën e saj të aeroplanëve Airbus A321-200, të pajisë me sistem laserik kundër-raketor, transmeton Telegrafi.


Harduerët e propozuar do të duhej t’ua prishte punën raketave që përcjellin objektivin përmes ngrohjes – duke ua drejtuar teknologjinë laserike ultravjollcë.

Për këtë lëvizje, FedEx vendosi pas disa incidenteve ku sulmuesit kanë përdorur sisteme të gjurmimit kundër aeroplanëve civilë.

Një rast specifik nuk e kanë dhënë, por NBC ka raportuar për rrëzimin e aeroplanit ukrainas në janar të vitit 2020, si dhe rastin e aeroplanit të Malajzisë që u rrëzua në vitin 2014.

FedEx ka dërguar kërkesën për përdorimin e sistemit laserik në tetor të vitit 2019, e FAA është e gatshme ta miratojë por ka theksuar se duhet analizuar gjithçka para se të fillojnë me përdorimin e laserëve.

Sistemi duhet pasur një mënyrë që parandalojë aktivizimin në tokë, dhe nuk guxon t’i shkaktoj dëme aeroplanëve apo njerëzve. /Telegrafi/