LAJMI I FUNDIT:

Federer eliminohet nga Berdych

Federer eliminohet nga Berdych

Roger Federer ka pësuar një humbje shokuese në turneun Sony Ericsson Open në Miami, duke u eliminuar në rrethin e katërt nga çeku Tomas Berdych me rezultat 2-1 në sete.

Federer ka mundur të pësojë që në fillim nga Berdych, por një rikthim pranë rezultatit 5-6 në setin e dytë i ka lejuar Federerit që të shmanget nga humbja për disa çaste duke fituar një ‘tie break’.

Sidoqoftë në setin e tretë dështoi të konkretizojë duke kapitulluar në fund pas një ‘forhendi’ të numrit 20 në botën e tenisit Berdych, pranë rezultatit 6-4, 6-7 dhe 7-6.

Amerikani Andy Roddick dhe spanjolli Rafael Nadal kanë kaluar në 1/8 e finales së Sony Ericsson Open. /Telegrafi/