Kështu ka bërë të ditur të hënën zëdhënësi i FBOXK-së, Latif Demolli. Ai ka thënë se ringu do të vijë nga Koreja e Jugut.

"Ringu do të dërgohet me anije nga Koreja e Jugut dhe në janar ai do të arrijë në Durrës e më pas në Kosovë. E gjitha është dhuratë nga AIBA. Ajo na kishte premtuar më herët, kurse tash edhe zyrtarisht e kemi marrë njoftimin se ringu do të vijë në janar të vitit të ardhshëm", ka thënë Demolli për Kohën Ditore. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app