LAJMI I FUNDIT:

FED pritet të rritë normën e interesit

FED pritet të rritë normën e interesit

Drejtori i Rezervës Federale të New Yorkut William C. Dudley u shpreh se me përmirësimin e tregut të punës në vend dhe rritjen e shpejtë të të ardhurave, FED po shqyrton rritjen e normës së interesit.

Dudley si anëtar i përhershëm i Bordit Drejtues të FED-it tha në një intervistë se në shtator, gjatë mbledhjes për politikat monetare FED-i mund të vendosë për rritjen e normës së interesit, ndonëse pritshmëria e tregut mbetet e ulët.


Për herë të parë në 10 vitet e fundit, në dhjetor të vitit të kaluar FED-i nisi rritjen e normës së interesit, si një proces për normalizimin e politikave monetare.

Për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike ,që goditi tregun financiar FED-i ndërpreu rritjen e normës së interesit. /Telegrafi/