Kreu i FBK-së, Erolld Belegu, ka deklaruar për Arena se do të takohen me ndërmjetësin e FIBA-s për Ballkanin, Lubomir Kotleva dhe një përfaqësues të zyrës ligjore të kësaj organizate për të diskutuar rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në FIBA. “Ne do të udhëtojmë për në Gjenevë për t’u takuar me zyrtarë të FIBA-s ku do të diskutojmë për anëtarësimin e FBK-së. Ne kemi përgatitur një dokumentacion për këtë takim dhe tashmë një pjesë ua kemi dërguar atyre, teksa pjesën tjetër do t’ua prezantojmë nesër (sot).

Nga ora 11:30 do të fillojmë takimin, i cili pritet të jetë i frytshëm për ne”, u shpreh Belegu. Tutje, kreu i FBK-së theksoi se gushti do të sjellë aplikimin e federatës së tij për t’u anëtarësuar në FIBA. “Ne do t’i zhvillojmë disa takime dhe do t’i presim rezultatet e tyre, por sigurisht se gjatë gushtit pritet aplikimi ynë për t’u anëtarësuar në FIBA”, ka thënë Belegu. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app