LAJMI I FUNDIT:

FBI trajnon 27 punonjës të Inspektoratit të Policisë për luftim të korrupsionit

FBI trajnon 27 punonjës të Inspektoratit të Policisë për luftim të korrupsionit

Sot në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri përfundoi trajnimi i realizuar nga ICITAP-i amerikan ku morën pjesë 27 punonjës të IPK-së.

Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së IPK-së nga ICITAP-i amerikan në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në fushën e hetimeve.

Ligjërues të këtij trajnimi ishin ekspertë të lartë të FBI-së (Federal Bureau of Investigation – Byroja Federale e Hetimeve) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Kryeshefja e IPK-së, Miradije Kelmendi e cila në fjalën e saj të rastit falënderoi ekspertët dhe zyrtarët e ICITAP-it për kontributin e tyre në rritjen e profesionalizmit në IPK.

Pjesë e ceremonisë ishin gjithashtu edhe udhëheqësja e programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Rife dhe drejtori i AKSP-së, Smajl Smakiqi të cilët vlerësuan lart rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve të IPK-së në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori