LAJMI I FUNDIT:

FBI rihap hetimin ndaj Clintonit për “e-mail”-et

FBI rihap hetimin ndaj Clintonit për “e-mail”-et

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka bërë të ditur këtë të premte se do të rihapë hetimin mbi përdorimin e një serveri privat “e-mail”-i nga Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ka qenë në postin e Sekretares amerikane të Shtetit.

Lajmi konfirmohet pas letrës së shkruar nga drejtori i FBI-së, James Comey, drejtuar Komitetit të Gjyqësorit në Senat.


“Në lidhje me një çështje të ndryshme nga ajo që është hetuar më parë, FBI-ja ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm. E pranoj se FBI-ja duhej të kishte ndërmarrë hapat e duhur investigativë, të cilat do t’u lejonin hetuesve të rishikonin këto ‘e-mail’-e për të përcaktuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar apo jo, si dhe për të vlerësuar rëndësinë e hetimit tonë”, shkruan Comey.

Një zhvillim i papritur ky përpara zgjedhjeve të nëntorit, teksa duket se Hillary Clinton nuk do t’i shpëtojë dot çështjes aq shumë të debatuar të përdorimit të adresës së “e-mail”-it të saj privat.

FBI-ja ka vendosur t’i hedhë edhe njëherë një vështrim më të detajuar përmbajtjes së tyre, edhe pse disa muaj më parë, Departamenti amerikan i Drejtësisë vendosi që të mos ngrinte akuza ndaj Clintonit.

Për Donald Trump, ky është një lajm tejet i mirë, aq sa kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë nuk nguroi të fliste vetëm 10 minuta pas njoftimit.

“Unë kam respekt të madh për faktin se FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë tashmë janë të gatshëm dhe kurajozë për të rregulluar gabimin e tmerrshëm që kanë bërë. Ky ishte një gabim i rëndë i drejtësisë, që populli amerikan e kishte kuptuar plotësisht. Dhe kjo është shpresa e të gjithëve se tani janë gati ta korrigjojnë”, tha Trump. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori