LAJMI I FUNDIT:

FBI prezanton kopjet 3D të fytyrave që shfrytëzuan të burgosurit, që të arratisen nga Alkatrazi (Foto)

FBI prezanton kopjet 3D të fytyrave që shfrytëzuan të burgosurit, që të arratisen nga Alkatrazi (Foto)

Gjysmë shekulli pas ikjes famëkeqe nga Ishulli Alkatraz, FBI ka prezantuar kopjet e fytyrave që shfrytëzuan të burgosurit për t’i mashtruar gardianët, para se të nisen në arratisjen që ende sfidon hulumtuesit dhe turistët.

Autoritetet shfaqën kopjet 3D të fytyrave, që Frank Morris dhe John dhe Clarence Anglin i krijuan nga sapunët, lidhëset dhe flokët origjinale, transmeton Telegrafi.


Të burgosurit i kishin vënë këto pjesë mbi jastëk, që të duket sikur janë duke fjetur, para se të arratisen duke kapërcyer muret dhe ikën prej burgut që ndodhet në gjirin e San Franciskos së Shteteve të Bashkuara. Ata nuk janë gjetur kurrë.

Bashkë me ta ishte edhe Clayton West, që e vendosi figurën mbi jastëk, por nuk arriti të ikte prej burgut të sigurisë maksimale, që strehonte të burgosur të rrezikshëm dhe famëkeq, sikur edhe Al Capone.

Pasi që figurat origjinale janë shumë të vjetra dhe të thyeshme, u prezantuan kopjet identike në përpjekje që të zgjidhet ky rast që është nën hetime.

“Origjinalët nuk bën të shfaqen, janë pjesë e historisë së arratisjes më të bujshme ndonjëherë. Ato mbesin të konservuara, për hulumtime dhe vizitorë” kanë thënë zyrtarët.

Për të krijuar figurat, origjinalët janë bartur me valixhe me shtresat që nuk shpohen nga plumbi. Pasi u formësua fytyra, punonjësit e laboratorit i dhanë flokët për ta kompletuar dhe të ngjajë me origjinalin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori