LAJMI I FUNDIT:

FBI ka ndihmuar në rastin e Donjeta Pajazitajt: Kushëriri i dyshuar kishte vrarë edhe më parë (Video)

FBI ka ndihmuar në rastin e Donjeta Pajazitajt: Kushëriri i dyshuar kishte vrarë edhe më parë (Video)

Prokuroria Themelore në Pejë, të enjten pasdite e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të këtij qyteti aktakuzën e ngritur ndaj Naser Pajazitajt, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 9 nëntor të 2015.

Prokurorja e rastit, Valbona Disha-Haxhosaj, tha për Klan Kosovën se për 18 muaj ka punuar intensivisht për të gjetur prova rreth vrasjes së vajzës, bile për ekzaminimin e disa provave kanë marrë mbështetje nga Ambasada amerikane për t’i dërguar ato në FBI.

Kështu, ajo ka arritur të vërtetojë se Donjeta e cila u gjet më 17 dhjetor të viti 2015, gjashtë javë pasi u lajmërua si e zhdukur, nuk ka qenë e përdhunuar e as nuk ka pasur dhunë në të. Por, akoma nuk dihet motivi i vrasjes të cilin pritet ta mësojnë gjatë seancave gjyqësore nga deklaratat e 56-vjeçarit Naser Pajazitaj, si i dyshuari i vetëm në këtë rast.


Prindërit e Donjetës në fillim nuk dyshonin se vajza mund t’ju ishte vrarë nga kushëriri i tyre. Por, pasi Naseri u arrestua nga policia e tash e 18 muaj është në paraburgim, prindërit e saj thonë se kanë nisur t’i analizojnë raportet e tyre me familjen e tij.

Nëna Lumnija tregon se si Naseri nuk kishte lejuar që Donjeta të fejohej me një djalë në Zvicër. Ata kërkojnë të dinë arsyen se pse u vra vajza e tyre.

I dyshuari Naser Pajazitaj ka vuajtur dënimin për një vrasje të rëndë në fund të viteve të ’80-ta kur kishte vrarë një bashkëfshatar. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori