LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Vështirë se mund t’i detyrojmë njerëzit të mbajnë maska

Fauci: Vështirë se mund t’i detyrojmë njerëzit të mbajnë maska

Anthony Fauci tha se “ndoshta nuk do të zbatohet” vendimi që vendosja e maskave të jetë obliguese.

Duke folur gjatë një konference për shtyp me guvernatorin e Vermontit, Phil Scott, mjeku pohoi se “Ekziston një shkallë e tillë e ndryshueshmërisë së pranimit të vendimit në të gjithë vendin”.


Fauci shtoi se kjo është diskutuar “në detaje të mëdha në nivelin e task forcës së coronavirusit të Shtëpisë së Bardhë”, raporton CNN.

“Nëse qytetarët e një shteti të veçantë, një qyteti, një qarku, janë me të vërtetë në hap me policinë, kjo bën – nuk ka një problem të madh”, tha ai.

Sidoqoftë, çështjet lindin kur shumica e popullsisë në një zonë nuk pajtohet me vendimin – dhe kjo shtron pyetjen: Si do ta zbatoni vendimin?

Kamala Harris: Me Bidenin president, maskat do të jenë obliguese në SHBA
Lexo po ashtu Kamala Harris: Me Bidenin president, maskat do të jenë obliguese në SHBA

“Përgjigja kryesore në pyetjen tuaj është se një vendim kombëtar ndoshta nuk do të funksionojë”, tha ai.

Ndryshe, Kamala Harris, kandidate për zëvendëspresidente e SHBA-ve, pohoi javën e kaluar se nëse zgjidhet për president demokrati, Joe Biden, mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme. /Telegrafi/