LAJMI I FUNDIT:

Fauci thotë se SHBA-ja mund të mos ketë nevojë për vaksinën AstraZeneca

Fauci thotë se SHBA-ja mund të mos ketë nevojë për vaksinën AstraZeneca

SHBA-ja mund të mos ketë nevojë për vaksinën kundër coronavirusit nga AstraZeneca, edhe nëse fiton miratimin nga rregullatori i vendit, tha për Reuters, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci.

Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe njëherësh këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se SHBA-ja ka kontrata të mjaftueshme me prodhuesit e tjerë të vaksinave për të injektuar të gjithë popullatën e vendit, dhe ndoshta të mjaftueshme për vaksinat përforcuese në vjeshtë.


I pyetur nëse SHBA-ja do të përdorte dozat e vaksinës nga AstraZeneca, ai tha se kjo mbetet për t’u parë, pasi çështja është ende e pazgjidhur, transmeton Telegrafi.

“Duke pasur parasysh marrëdhëniet që kemi për sa i përket kontratave me një numër të kompanive, kemi vaksina mjaft për të përmbushur të gjitha nevojat tona pa e përfshirë AstraZeneca-n”, u shpreh ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thanë se mbi 99.6 milionë njerëz, apo 30 për qind e popullsisë amerikane, e kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Sipas tyre, rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori