LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Shpresoj se Trumpi nuk do të më largojë nga puna

Fauci: Shpresoj se Trumpi nuk do të më largojë nga puna

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha të martën se shpreson që presidenti i SHBA-së, Donald Trump nuk po planifikon ta shkarkojë atë.

I pari i shtetit amerikan kohët e fundit sugjeroi se mund ta pushonte nga puna mjekun e famshëm pas zgjedhjeve, raporton CNN.

I pyetur nga MSNBC-ja nëse është i shqetësuar se presidenti mund të bëjë presion në drejtorin e Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë për ta shkarkuar atë, Fauci pohoi se “Shpresoj që jo”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se kjo nuk do të ndihmonte qëllimin e përbashkët “Pavarësisht kush jeni, pavarësisht se cila administratë, të gjithë duam që kjo pandemi të marrë fund”.

Ai tha se vaksina Pfizer, së bashku me masat e vazhdueshme të shëndetit publik, ka potencial për t’i dhënë fund pandemisë.

“Vaksina është një mjet shumë, shumë i rëndësishëm për t’i dhënë fund kësaj pandemie”, tha Fauci.

Nëse vaksina miratohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave për përdorim emergjent, Fauci tha se beson se dozat do të jenë në dispozicion për njerëzit “me përparësi më të lartë” deri në muajin dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Evropa
Biden do të hapë rrugën për 500,000 emigrantë të paligjshëm të martuar me shtetas amerikanë për të fituar nënshtetësinë

Biden do të hapë rrugën për 500,000 emigrantë të paligjshëm të martuar me shtetas amerikanë për të fituar nënshtetësinë

Amerika
SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

SHBA sanksionon rrjetin që rriti pasurinë e Millorad Dodikut

Bosnja
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Aeroplani i Virgin Australia bën ulje emergjente pasi motori i tij 'goditet' nga shpendët dhe përfshihet nga zjarri

Aeroplani i Virgin Australia bën ulje emergjente pasi motori i tij 'goditet' nga shpendët dhe përfshihet nga zjarri

Botë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Kalo në kategori