LAJMI I FUNDIT:

Fauci pret që SHBA-ja ta ketë vaksinën kundër koronavirusit në fund të 2020-ës

Fauci pret që SHBA-ja ta ketë vaksinën kundër koronavirusit në fund të 2020-ës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, tha se pret që SHBA-ja të ketë vaksinë kundër coronavirusit deri në fund të këtij viti.

“Ndjehem mirë me orarin e parashikuar”, tha Fauci për agjencinë e lajmeve Reuters.


Komentet e tij pasojnë të dhënat premtuese të fazës së hershme të testimit të një vaksine nga kompania bioteknike amerikane, Moderna.

Vaksina, që është zhvilluar nga shkencëtarët e institutit që udhëheq Fauci, pritet të hyjë në fazën përfundimtare të testimit në fund të këtij muaji.

Fauci tha se rezultatet e Modernas janë veçanërisht premtuese, sepse vaksina duket se ofron llojin e mbrojtjes që shihet në një infeksion natyral.

“Një nga gjërat që shpresoni është që vaksina juaj të ketë një përgjigje që mund të krahasohet me një infeksion natyral, sepse, teorikisht, vaksina më e mirë që ndoshta mund të krijoni ndonjëherë, është infeksioni natyral”, tha Fauci.

Në gjithë botën, dhjetëra vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton coronavirusi, janë në faza të ndryshme të testimit, raporton ALSAT.

Fauci tha se nuk është i shqetësuar me idenë se Kina mund ta sigurojë vaksinën më parë.

“Nuk do ta ketë shumë më shpejt se ne. Kjo është e sigurt”, tha Fauci.

Coronavirusi, që besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 13.5 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 584,000 kanë vdekur dhe mbi 7.5 milionë janë shëruar.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Human Rights Watch del me raport të ri mbi krimet ruse të luftës

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori