LAJMI I FUNDIT:

Fauci kundër autorizimit të parakohshëm të një vaksine anti COVID-19

Fauci kundër autorizimit të parakohshëm të një vaksine anti COVID-19

Çdo përpjekje për të autorizuar dhe shpërndarë një vaksinë të coronavirusit para se të dëshmohet se është e sigurt dhe efektive, mund të dëmtojë përpjekjet e zhvillimit të vaksinave të tjera, tha mjeku Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Dy burime i kanë CNN-it se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po shqyrtojnë mundësinë e një autorizimi të përdorimit të një vaksine – para se të përfundojnë testimet e fazës së fundit.


Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19
Lexo po ashtu Shtëpia e Bardhë: Zbulim i rëndësishëm për trajtimin e COVID-19

Michael Caputo, ndihmës sekretari për çështje publike në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, mohoi se kishte ndonjë përpjekje të përshpejtimit të zhvillimit të vaksinave për qëllime politike, transmeton Telegrafi.

“E vetmja gjë që nuk do të dëshironit të shihnit është marrja e së drejtës për të prodhuar një vaksinë para se të keni sinjale të efikasitetit”, tha Fauci për reuters.

“Një nga rreziqet e mundshme nëse para kohe lëshohet një vaksinë në shfrytëzim është se do ta bënte të vështirë, nëse jo të pamundur, që në vaksinat e tjera të marrin pjesë njerëzit në testimet klinike”, shtoi ai.

OBSH: Nuk ka prova të mjaftueshme që plazma të aplikohet si terapi kundër COVID-19
Lexo po ashtu OBSH: Nuk ka prova të mjaftueshme që plazma të aplikohet si terapi kundër COVID-19

“Për mua, është absolutisht parësore që të dëshmohet se një vaksinë është e sigurt dhe efektive”, tha Fauci dhe më tutje shtoi se “ne do të shpresojmë që asgjë të mos ndërhyjë në demonstrimin e plotë se një vaksinë është e sigurt dhe efektive.”

Ndryshe, disa vaksina po testohen në SHBA dhe ndërmarrjet po punojnë për të përmirësuar prodhimin ndërsa testimi po vazhdon, në mënyrë që nëse një vaksinë provohet si e sigurt dhe efektive, të mund shpërndahet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori