LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Imuniteti i turmës kërkon nivele të larta vaksinimi

Fauci: Imuniteti i turmës kërkon nivele të larta vaksinimi

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundjet infektive tha në një intervistë të botuar të enjten se arritja e imunitetit të tufës kundër koronavirusit mund të kërkojë nivele vaksinimi deri në 90 për qind. Më shumë se 1 milion amerikanë, ose vetëm rreth 0.3 për qind të popullsisë, kanë marrë dozën e parë të vaksinës që nga 14 dhjetori, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.

Dr. Fauci, i cili shërben si këshilltar për pandeminë i Presidentit Donald Trump dhe i Presidentit të zgjedhur Joe Biden, pranoi se e kishte rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerësimin e tij krahasuar me fillimin e vitit, kur ai thoshte se për të arritur imunitetin e turmës, mjaftonte vaksinimi i vetëm 60 – 70 për qind të popullatës.


“Duhet të tregohemi modestë në këtë rast”, tha Fauci për gazetën New York Times. “Sepse në fakt ne nuk e dimë se cili është niveli i vërtetë (i vaksinimit) që duhet arritur. Unë mendoj se diapazoni real është diku nga 70 në 90 për qind. Por nuk do të thosha 90 për qind.” Komentet e tij vijnë ndërkohë që vendi shënon rekorde të reja të zymta në luftën me pandeminë. Të mërkurën, SHBA raportoi më shumë se 3,000 vdekje për të dytën ditë radhazi. Numri i të vdekurve në SHBA arriti në 326,333 nga mesnata e të mërkurës, sipas të dhënave të Reuters.

Në të njëjtën ditë, më shumë amerikanë se çdo ditë tjetër udhëtuan me avion që nga shfaqja e pandemisë në mars. Sipas të dhënave të Administratës së Sigurisë së Transportit, 1,191,123 pasagjerë kaluan nëpër pikat e kontrollit të aeroporteve. Nga të dhënat del se shumë njerëz nuk i përfillin këshillat e ekspertëve të shëndetit publik për të shmangur udhëtimet me rastin e Krishtlindjes. Dr. Fauci dhe ekspertë të tjerë thonë se distancimi social do të kërkohet edhe për shumë muaj të vitit 2021 pas rritjes graduale të nivelit të vaksinimeve.

Numri i udhëtarëve ka rënë krahasuar me 23 dhjetorin e vitit 2019, kur pati 1,937,235 njerëz që udhëtuan me avion. Punonjësit e kujdesit shëndetësor, banorët e shtëpive për të moshuarit, një numër zyrtarësh të përzgjedhur dhe zjarrfikësit janë ndër ata që po marrin vaksinat e para. Shumicës së amerikanëve u është thënë se mund të duhen gjashtë muaj ose më shumë para se të vaksinohen.

Dr. Fauci, i cili u emërua drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive më 1984, tha në intervistë se tani ishte më i gatshëm të zbulonte publikisht bindjet e tij, pasi sondazhet tregojnë se amerikanët po bëhen më pak skeptikë për vaksinat e reja. Sa më infektive është një sëmundje, aq më e lartë kërkohet shkalla e vaksinimit për të arritur pragun e imunitetit të turmës, që çon në frenimin e saj.

“Kur sondazhet tregonin se vetëm rreth gjysma e amerikanëve do ta bënin vaksinën, unë deklarova se për imunitetin e turmës do të duheshin 70 – 75 për qind,” tha Dr. Fauci, i cili të enjten mbushi 80 vjeç. “Pastaj, kur sondazhet e reja tregonin se 60 përqind ose më shumë ishin gati ta bënin vaksinën, unë mendova se mund ta shtyja pak pragun dhe e ngrita atë në 80 – 85 për qind,” tha ai. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori