Njëri nga këngëtarët më të kërkuar në vend, Faton Isfui do të sjell së shpejti projekte të reja për adhuruesit e tij.

Gjilanasi i ka thënë Telegrafit se ka gati dy këngë solo që do t’i sjell brenda këtij viti.


Përveç dy këngëve që do t’i sjell i vetëm, Fatoni po punon për disa covera së bashku me këngëtaren Rema Canolli.

44886050 180852286180657 8281262452146962432 n

Isufi po vazhdon me mbrëmje të shumta muzikore si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Fatoni së fundmi ka publikuar edhe albumin e tij ku është mirëpritur jashtëzakonisht shumë.

Ndërkohë dy këngët e tij të fundit që janë dëgjuar shumë janë në bashkëpunim me Fatos Kryeziun ‘Krejt ja kom pi’ dhe ‘Nargile’. /Telegrafi/