LAJMI I FUNDIT:

Faton Bislimi: LDK në zgjedhje është dëmtuar nga njerëzit e saj

Faton Bislimi: LDK në zgjedhje është dëmtuar nga njerëzit e saj

Kandidati i LDK-së për deputet, Faton Bislimi thotë se LDK i mori sinjalet nga zgjedhjet e Podujevës se nuk ishte në pozicion të mirë elektoral.

Ai në “Debat Plus” thotë se LDK nga zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të merr një mësim dhe të reflektojë në raport me kërkesat e elektoratit.


Bislimi thotë se LDK është dëmtuar nga vetë njerëzit e saj.

“LDK-së shpeshherë dëmet i janë bërë nga vet LDK-ja. 14 shkurti është vula që LDK u dëmtua nga vet njerëzit e LDK-së. Janë një tabor i njerëzve qoftë përmes veprimit apo mosveprimit nuk i kanë ndihmuar LDK-së kur është dashur. Gjithmonë kemi pasur fraksione të ndryshme që kur nuk kanë mundur të arrijnë qëllimet e tyre kanë dëmtuar LDK-në qoftë në zgjedhje komunale apo lokale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kandidati i LDK-së për deputet thotë se LDK shumë herë ka vepruar në interes të shtetit duke dëmtuar veten elektoralisht.

Ai thotë se elektorati më shumë ka lëvizur nga LDK për shkak të pakënaqësive se si partia ka vepruar në këto kohë.

“Lëvizja e elektoratit nuk lidhet me largimin e Vjosa Osmanit”, tha ndër të tjera Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori