Fatmir Spahiu reagon me autoironi: Për Halloween dua të vishem si ministër

Pas nominimit zyrtar nga Kryeministri Albin Kurti për postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, aktori i njohur Fatmir Spahiu ka reaguar në stilin e tij karakteristik - me humor.
Në një postim në Instagram, Spahiu publikoi një portret profesional të tij, shoqëruar me mbishkrimin:
“Për Halloween do mu veshe si Ministër”.
Me këtë postim, aktori ironizoi me finesë situatën që u bë kryefjalë e ditës në mediat vendore dhe rrjetet sociale, pas dështimit të votimit të qeverisë Kurti 3, e cila mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme për miratim.
Reagimet nuk vonuan. Ryva Kajtazi komentoi me fjalët: “E meriton shoku”, ndërsa kolegu i tij nga seriali kult “Kafeneja Jonë”, Fatos Kryeziu, i shoqëroi fjalët me një emoji miratimi.
Ky reagim i lehtë dhe ironik vërteton edhe njëherë pse Fatmir Spahiu konsiderohet një nga figurat më të dashura dhe më të respektuara të skenës shqiptare – një artist i aftë ta kthejë edhe politikën në art të humorit. /Telegrafi/





























































