Fatjona Maliqi nga Gjilani nderohet me çmimin "Münster Stella Award Klassik 2025” për arritje akademike dhe artistike

Fatjona Maliqi nga Gjilani është shpërblyer me çmimin “Münster Stella Award Klassik 2025”.
Ajo konsideron se ky është një vlerësim i rëndësishëm që i është ndarë për herë të parë dhe që njeh arritjet e saj ndërkombëtare dhe akademike.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maliqi përmes një njoftimi, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për këtë vlerësim të veçantë.
“Ndihem shumë e privilegjuar dhe e lumtur që më është ndarë çmimi ‘Münster Stella Award Klassik 2025’ për arritjet e mia internacionale dhe akademike. Një çmim që u nda për herë të parë,” ka shkruar ajo.
Maliqi thekson se pas performancës së saj, publiku ka reaguar me entuziazëm të jashtëzakonshëm, duke e duartrokitur disa herë në këmbë, si shenjë mirënjohjeje për koncertin që kishte dhuruar. /Telegrafi/









































