Qëndrimet krejtësisht të kundërta ndërmjet partnerëve të koalicionit për Demarkacionin, kanë shtuar zërat se qeveria Haradinaj mund të rrezikohet nga kjo çështje e cila gjithashtu u përdor si arsyetim edhe për prishjen e qeverisë PDK-LDK.
Në njërën anë, Partia Demokratike e Kosovës me qëndrimin e njohur pro versionit aktual të demarkacionit, e në anën tjetër AAK-së dhe Nismës që po vazhdojnë të qëndrojnë prapa premtimeve të tyre se nuk e pranojnë këtë version të shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.
Këto dallime u vërejtën edhe gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në mënyrë indirekte kërkoi nga partnerët e koalicionit që të veprojnë ndryshe sesa kur kanë qenë në opozitë.
Por, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë për lajmi.net se qëndrimet e partive në koalicion janë të njohura, por që sipas tij ato deri më tani nuk kanë qenë pengesë për qeverinë.
“Qëndrimet tona janë të njohura botërisht qe shumë kohë dhe deri tash ato s’kanë qenë pengesë ndërmjet partnerëve të koalicionit”, ka thënë Krasniqi.
E partneri më i madh pas PDK-së në koalicion, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vlerëson se koalicioni deri më tani ka bashkëpunim mjaft të mirë.
Deputetja e kësaj partie, Time Kadriaj thotë se koalicioni me PDK-në është lidhur duke i ditur qëndrimet për çështjen e Demarkacionit. Por që sipas saj, secili deputetë vendos vet se si do të votojë.
“Koalicioni po funksionon me bashkëpunim të mirë. Ne kur kemi lidhur koalicion parazgjedhor i kemi pasur këto dallime sa i përket çështjes së demarkimit të kufirit dhe e kemi ditur se ata kanë qëndrim tjetër, ne mendim tjetër. Por ne po funksionojmë në rregull, kjo është çështje e deputetëve si do të vendosim. Kryeministri më në fund e procedoi këtë çështje, pasi ai paraprak e kishte lënë në fiokë këtë punë”, ka thënë Kadriaj për lajmi.net
Sipas Kadriajt, koalicioni është bërë në bazë të programit dhe jo të qëndrimeve individuale.
“Kanë qenë qëndrimet të njohura për të dy anët, dhe ne kemi bërë koalicion në bazë të programit dhe jo në bazë të qëndrimeve individuale”, shtoi deputetja e AAK-së.
Kurse deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha gjithë situatën me Demarakacionin në Kuvend po i cilëson si “laramani qëndrimesh”.
Sipas Berishës, qëndrimet e djeshme të PDK-së e masin qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës.
“Tash kemi një laramani qëndrimesh në raport me versionin e vjetër të Demarkacionit. Ne kemi një opozitë e cila një pjesë e mbështet variantin e vjetër por në të njejtën situatë e kemi edhe në koaliconin e mazhorancës, ku e kemi një pjesë që e mbështetë variantin e vjetër. Kjo është ajo mish-mashi rreth kësaj çështje, dhe un po mendoj që ky version nuk kalon. Natyrshëm pas debatit të djeshëm në parlament, nëse zyrtarët e PDK-së kanë folur me kompetencë domethënë qëndrimet e tyre e masin qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës”, deklaroi deputeti i Nismës për Kosovën.
Zafir Berisha tutje tha se PDK-së nuk i konvenon rrëzimi i kësaj qeverie, pasi do të mbetej një parti minore.
Ai e pranon se me qëndrimet e djeshme u vërtetua se ka joharmonik midis subjekteve në qeveri.
“Edhe në këtë rast nëse mendojmë politikisht dhe në mënyrë strategjike, PDK-së nuk i konvenon me rrëzu qeverinë. Mbetet partia e minorancës në jetën politike të Kosovës. Qëndrimet e djeshme në Kuvend tregojnë joharmoninë midis subjekteve që janë në qeveri”, deklaroi Berisha për lajmi.net
E ndryshe nga përfaqësuesit e pozitës po mendon analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai po thotë se Demarkacioni ka qenë pengesë qysh nga krijimi i koalicionit.
“Demarkacioni ka qenë pengesë qysh kur është krijuar koalicioni,kur është nënshkruar marrëveshja. Dy palët e kanë ditur që nuk është e lehtë të veprohet në këtë çështje nëse nuk i ndryshojnë qëndrimet.Por, atëherë ka mbizotëruar arsyeja që me çdo kusht të vihet në pushtet, që PDK të jetë në pushtet, dhe nuk e kanë menduar që mund të vijë situata që Demarkacioni të ndikojë që koalicionit të ketë probleme”, thotë Mushkolaj për lajmi.net
Tutje ai vlerëson se nëse nuk ka një konsensus ndërmjet partive që janë në qeveri, atëherë shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi edhe mund t’i sjellë probleme koalicionit.
“Tash po shihet që demarkacioni është ndër çështjet që mund ti shkaktojë probleme qeverisë, nëse prap po them vazhdojnë t’i mbajnë qëndrimet të cilat i kanë momentalisht e që po shihet se janë diametralisht të kundërta, në votimin ose jo të demarkacionit. Nëse nuk ka konsensus brenda koalicionit, besoj se kjo çështje do të shkaktoj edhe edhe probleme”, theksoi Imer Mushkolaj.
Ndryshe, në mbledhjen e qeverisë që u mbajt të hënë shefi i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj e procedoi versionin e vjetër të Demarkacionit bashkë me raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit.
Ky veprim u kritikua shumë nga opozita, të cilët e akuzuan Haradinajn për ndryshim qëndrimesh.
I gjithë raporti tani është në Parlament, e se kur do të shkojë për shqyrtim te deputetët ende nuk dihet.
Një seancë plenare për javën e ardhshme vetëm është caktuar. Do të mbahet ditën e enjte, por që në rend dite nuk është çështja e Demarkacionit. /Lajmi.net/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!