LAJMI I FUNDIT:

Fasal dhe Nero Home pjesëmarrës në Swiss Bau 2024

Fasal dhe Nero Home pjesëmarrës në Swiss Bau 2024

Në një demonstrim të përkushtimit ndaj kualitetit dhe inovacionit, FASAL dhe Nero Home, pjesë e LINE Group, janë gati të bëjnë një prezantim të shkëlqyer në panairin më të madh të ndërtimit në Evropë, Swiss Bau 2024, i cili do të mbahet në Basel, Zvicër nga 16 deri më 19 Janar. 


Ky vit sjell një mundësi të re për të prezantuar prodhimet e tyre me cilësi të lartë, të krijuara me pasion dhe përkushtim në Kosovë.  

FASAL dhe Nero Home kanë mbajtur një traditë të palëkundur prej vitit 1999, dhe kjo pjesëmarrje e tyre në Swiss Bau është shenjë e vazhdimësisë së përpjekjeve për të ofruar inovacion dhe cilësi në fushën e ndërtimit. 

Panairi nuk është vetëm një mundësi tregtare; është një platformë ku FASAL dhe Nero Home do të shfaqen përpara një audience të gjerë me prodhimet e tyre të veçanta. 

Eksperienca e tyre e arritur me sukses është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me klientët dhe bashkëpunëtorët e tyre të përkushtuar. 

Mos e humbisni këtë shans për të përjetuar frymën ballkanike të zotësisë së ndërtimit në Swiss Bau!