LAJMI I FUNDIT:

Farmakologët kanë paralajmëruar: Ilaçet mos i ruani në banja

Farmakologët kanë paralajmëruar: Ilaçet mos i ruani në banja

Kuzhina është vend i pazakonshëm për ruajtje të ilaçeve, por nuk u është vendi as në dhomën e gjumit, gjë që do të thotë që banja për të është zgjedhje logjike, apo jo?

Mirëpo, farmakologët thonë që banja me siguri është vendi më i keq për barnatore shtëpiake.


Ilaçet në banja u ekspozohen lagështisë së madhe, gjë që me siguri do të ndikojnë që të humbin efektivitetin e vet, thonë shoqatat e farmakologëve gjermanë BAH.

Kjo vlen madje edhe nëse nuk e hapni paketimin e ilaçeve, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, shumica e ilaçeve kërkon vend të ftohtë dhe të thatë, midis 15 dhe 25 gradëve Celsius. Nuk do të duhej të ekspozohen ndaj temperaturave të larta apo lagështisë së madhe.

Në frigorifer ruhen ilaçet të cilat kërkohet shprehimisht që të ruhen në frigorifer apo nëse për të ju rekomandon farmacisti.

Kur zhiva në termometër kalon 25 gradë Celsius, shumicën e ilaçeve dhe të produkteve kozmetike më mirë është t’i fusni në frigorifer apo në hapësirë të mbrojtur nga burimi direkt i nxehtësisë, dritës dhe lagështisë.

Nëse ilaçi nuk është i ruajtur në mënyrë të përshtatshme mund të ndodhë shkrirja, prishja e materieve vepruese dhe zvogëlim i efektivitetit të ilaçeve.

Njëherësh mund të ndodhin edhe ndryshime të cilësive organoleptike, përkatësisht ngjyra, konsistenca, aroma dhe shija.

Antibiotikët gjatë verës duhet ruajtur në frigorifer, sepse, për shembull, në temperaturë dhome do të humbin stabilitetin dhe efektivitetin.

Pikat, vagjinaletet, inhalatorët, injeksionet insuline duhet ruajtur në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë Celsius.

Ekspertët paralajmërojnë që ilaçet megjithatë nuk bën të ruhen në temperatura nën zero, sepse do të ngrihen dhe sërish do të zvogëlohet efektiviteti i tyre.

Nëse është fjala për kremrat, dyshohet që ato do të kenë droçka. Diskolorimi dhe aroma e çuditshme duhet të konsiderohen shenja paralajmëruese që edhe me yndyrat dhe xhelet diçka nuk është në rregull.

Pra, nëse ilaçi duket ndryshe nga ilaçi i zakonshëm, mos e përdorni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori