Fardi Fest - Rahovec


Fardi Fest rikthehet me edicionin e tij të 3-të në Xërxe të Rahovecit, si një festival që synon promovimin e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe lidhjes së mërgatës me vendlindjen.
I organizuar nga shoqata “Forumi Anadrini” (FARDI), festivali krijon një hapësirë të hapur për komunitetin, diasporën, familjet dhe vizitorët që duan të përjetojnë muzikë, traditë, ushqime tradicionale dhe aktivitete kulturore në një ambient të përbashkët.
Detajet
Data: 2–3 gusht 2026
Koha: 18:00 - 23:50
Vendndodhja: Xërxe, Rahovec - Kompleksi Memorial në Gradish
Programi?
Programi i festivalit përfshin:
- Performanca muzikore
- Valle
- Lojëra tradicionale
- Muze
- Ushqime tradicionale
- Aktivitete kulturore dhe shoqërore
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar kulturën dhe trashëgiminë lokale në Rahovec
- Për të forcuar lidhjen mes mërgatës dhe vendlindjes
- Për të ndjekur performanca artistike live
- Për të shkëmbyer përvoja me komunitetin, bizneset dhe vizitorët
- Për të kaluar kohë me familje dhe miq në një festival të hapur për të gjithë
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Hyrja në festival është falas.
Festivali është i hapur për të gjithë, pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie tjetër.
Kapaciteti është deri në 5,000 persona, ndërsa parkingu është i organizuar në disa lokacione afër vendndodhjes së festivalit.
Kontakt: forumi.anadrini@gmail.com
Facebook:
www.facebook.com/forumi.anadrini
Instagram:
www.instagram.com/forumi.anadrini





































