LAJMI I FUNDIT:

Faqja e Trustit jashtë funksionit, deputeti Syla e quan mungesë serioziteti

Faqja e Trustit jashtë funksionit, deputeti Syla e quan mungesë serioziteti

Faqja e Trustit ka rënë nga sistemi në kohën kur do të fillonte aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, këtë e ka quajtur mungesë serioziteti.


“Çka është kjo mungesë seriozitetit? Ende pa nis mirë aplikimi për tërheqjen e parave të qytetarëve paska ra faqja e trustit. Dobët, nuk ka ku shkon ma dobët!”, shkruan Syla në reagimin e tij në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/