LAJMI I FUNDIT:

FAO ndihmon Shqipërinë me programin për ushqim në shkolla dhe ushqyerjen

FAO ndihmon Shqipërinë me programin për ushqim në shkolla dhe ushqyerjen

Zhvillimi i një programi kombëtar për ushqimin dhe ushqyerjen në shkolla për Shqipërinë bëri një hap përpara sot, pasi një takim teknik i mbledhur nga FAO rishikoi ligjet dhe politikat përkatëse në fuqi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësia e FAO-s në Shqipëri, me mbështetje teknike nga zyra rajonale e Organizatës në Budapest, ka ofruar ndihmë teknike për Shqipërinë për një program kombëtar për ushqimin dhe ushqyerjen në shkolla që nga maji i vitit 2016. Projekti i FAO-s trajton sfidat e lidhura me shëndetin e fëmijëve, të ushqyerit dhe zhvillimit duke u bazuar në qasjet e qëndrueshme të sistemeve ushqimore. Projekti i tanishëm pritet të përfundojë në dhjetor.


Me një buxhet prej 200 000 USD, projekti kontribuon në zhvillimin e politikave sektoriale e ndërsektoriale si dhe planet dhe programet e investimeve për të zhdukur urinë, pasigurinë e ushqimit dhe të gjitha format e kequshqyerjes deri në vitin 2030. Përveç forcimit të politikës kombëtare, projekti gjithashtu punon për të ngritur kapacitetet dhe njohuritë e qeverisë dhe aktorëve të tjerë relevantë.

Në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike, FAO ka përfunduar një hap të rëndësishëm në këtë proces: rishikimin dhe analizimin e kuadrit aktual ligjor dhe politik të Shqipërisë për sigurinë ushqimore, të ushqyerit dhe mbrojtjen sociale në mbështetje të ushqimit në shkollë. Është bërë një përmbledhje e legjislacionit ekzistues dhe kuadrit të politikave që lidhen me ushqimin dhe ushqyerjen në shkollë dhe janë hartuar propozime për ndryshime në kuadrin ligjor. Kjo punë bën të mundur përcaktimin e përgjegjësive institucionale dhe planifikimin e hapave praktikë të mëtejshëm.

Takimi i sotëm është hartuar për të paraqitur dhe diskutuar gjetjet kryesore të punës analitike, dhe për të siguruar ndërgjegjësim dhe mirëkuptim të përbashkët midis të gjithë aktorëve. Pjesëmarrësit përfshijnë përfaqësuesit e qeverisë, partnerët e zhvillimit, operatorët e sektorit privat dhe akademikët.

“Përfitimet e këtij projekti në afat të gjatë do të jenë të shumta “, tha Përfaqësuesi i FAO-s në Shqipëri, Arben Kipi, “duke përfshirë përmirësimin e statusit ushqimor dhe shëndetin e brezit të ri, promovimin e praktikave ushqimore të shëndetshme në shkolla dhe prodhuesit vendorë. Në këtë mënyrë promovohet zhvillimi ekonomik i zonave rurale.
“Ne po punojmë për të gjetur skemat për bashkëpunim me sektorin privat mbi baza partneriteti për të mbështetur programin e ushqimit dhe ushqyerjes në shkollë”, vazhdoi Kipi. “Ky program është shumë tërheqës edhe për Qeverinë e Shqipërisë dhe FAO po punon ngushtë për këtë duke aplikuar një qasje multidisiplinare ndërsektoriale”.

Hapat e ardhshëm do të përfshijnë:

-një studim mbi njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e lidhura me të ushqyerit
-studim i fizibilitetit për furnizuesit lokalë të ushqimeve të larmishme, me vlera ushqyese dhe të sigurta – veçanërisht nga fermat e vogla dhe fermat familjare
-përfshirjen më të madhe të qeverisë me alokimin e duhur të buxhetit
-përfshirjen e sektorit privat lokal dhe bashkëpunimin me agjencitë e tjera të zhvillimit, akademikët dhe OJQ-të në testimin e disa opsioneve për ushqimin dhe ushqyerjen në shkollë
-një projekt pilot fillestar për ushqimin dhe ushqyerjen në shkollë do të fillojë gjatë vitit 2018./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori