Dua Lipa ka munguar dukshëm në skenën e “Glastonbury” të dielën mbrëma, ku humbi mundësinë për të interpretuar duetin me Elton John.

Ylli i muzikës pop, 27 vjeçe, nuk u shfaq për të kënduar hitin e tyre “Cold Heart”, duke e lënë Eltonin, 76 vjeç, të udhëzonte audiencën të këndonte pjesën e artistes shqiptare.


Performanca e fundit e Elton u duartrokit nga publiku dhe u cilësua si më e mira në festival.

72531671 12233451 image a 13 1687762058437 Foto: Wire Image

Por, pavarësisht nga rasti i rëndësishëm, Dua nuk mund të ishte aty duke e lënë Eltonin të këndonte vetëm hitin e tyre të vitit 2021 - dhe në vend të kësaj ajo publikoi fotografi duke darkuar me familjen.

Fansat ndërkohë bënë reagime të shumta duke kritikuar Duan për mungesën në “Glastonbury”.

72531673 12233451 image a 14 1687762061588 Foto: Instagram

“Më fal, Dua Lipa. Por çfarë është më e rëndësishme se të jesh në krye të Festivalit me Elton John?”, shkroi një fans.

“Po vdes të di se çfarë po bën Dua Lipa pasi nuk është në Festival me Elton John?”, theksoi tjetri.

72531903 12233451 image a 36 1687763097590 Foto: Instagram

“Nuk ka asnjë arsye që Dua të mungojë në Festival?”, shtoi mes tjerash një i tretë.

“Ku është Dua Lipa?”, vazhdoi një përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

72531905 12233451 image a 37 1687763104068 Foto: Instagram

Rrjeti shpërtheu meqë Dua Lipa shihej duke darkuar me familje, e jo në koncert. /Telegrafi/

72518495 12233451 Born to perform Sir Elton John has arrived on Glastonbury s Pyra a 24 1687762152779 Foto: Wire Image

Screenshot 11 31 Foto: Twitter

72531669 12233451 image a 22 1687762094086 Foto: Twitter

72531659 12233451 image a 17 1687762074332 Foto: Twitter