LAJMI I FUNDIT:

Fansat mendojnë se Ariana Grande vendosi emrin e një teksti të Mac Miller në produktin e saj të grimit

Fansat mendojnë se Ariana Grande vendosi emrin e një teksti të Mac Miller në produktin e saj të grimit

Ariana Grande po lë të dhëna për fansat e Mac Miller.

Këngëtarja e “Positions” shtoi një sërë produktesh të reja në linjën e saj REM Beauty në fillim të kësaj vere – duke përfshirë një që duket se i kushtohet ish-it të ndjerë.

Një përdorues i TikTok vuri re detajin, duke shkruar: “Kur merrni vajin e buzëve të REM Beauty ‘Picking Petals’ dhe kuptoni që Ari vazhdon të na lëshojë kujtime të vogla të Mac” – duke iu referuar nuancës rozë pjeshke të vajit esencial të buzëve të markës.

@kaylie_vazquez

forever missed 🤍 #macmiller #arianagrande #rembeauty #makeup #beauty @r.e.m. beauty

♬ the way – favsoundds

Emri i ngjyrës i ka rrënjët në këngën e Grande-s të vitit 2013 “The Way” me Millerin, në të cilën ai këndon, “Picking petals off the flowers like / Do she love me, do she love me not?”.

https://telegrafi.com/ariana-grande-poston-nje-video-te-rralle-pa-grim-per-te-promovuar-linjen-e-saj-te-bukurise/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/ariana-grande-poston-nje-video-te-rralle-pa-grim-per-te-promovuar-linjen-e-saj-te-bukurise/

Kënga e ëmbël ndihmoi në nisjen e karrierës muzikore të Grandes pas rolit të saj në “Victorious” të Nickelodeon, dhe gjithashtu ndezi marrëdhënien e saj me Millerin. Të dy filluan zyrtarisht lidhjen në vitin 2016 dhe ishin bashkë për dy vjet. /Telegrafi/