LAJMI I FUNDIT:

Fansat mahniten me pamjen e stilites Vera Wang, ndërsa ajo feston ditëlindjen e 73-të

Fansat mahniten me pamjen e stilites Vera Wang, ndërsa ajo feston ditëlindjen e 73-të

Vera Wang ka mahnitur fansat me pamjen e saj sfiduese të moshës, pasi tregoi pamjen tepër rinore në një seri fotosh të realizuara në festën e ditëlindjes së 73-të.

Dizajnerja e modës mbushi 73 vjeç të hënën, më 27 qershor, dhe zgjodhi të festonte ditëlindjen e saj me një festë karaoke me temë rozë në New York – të cilën e dokumentoi më vonë në llogarinë e saj në Instagram.


Por, ndërkohë që festa e ditëlindjes së Wang ishte padyshim luksoze, ishte pamja e saj pa moshë që ndjekësit e saj nuk mund të shmangnin, me një koment në postim që pyeste: “Cili është sekreti yt?”.

Wang sigurisht dukej e pabesueshme teksa shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me pantallona të shkurtra rozë dhe një bluzë në formë fustani në festën e saj luksoze karaoke të hënën mbrëma.

Barbie nderon stilisten Vera Wang me një kukull të re
Lexo po ashtu Barbie nderon stilisten Vera Wang me një kukull të re

Bukuroshja i shtoi lartësi pamjes së saj me taka të trasha të argjendta me platformë.

Duke shtuar pak më shumë shkëlqim, ajo veshi një kurorë rozë dhe të bardhë diamanti dhe varëse argjendi me shtresa.

Ylli pozoi me një shishe prosecco të markës Vera Wang dhe një tortë me nivele.

Krahas imazhit, ajo shkroi: “Duke festuar ditëlindjen time me torta dhe karaoke… dhe rose prosecco-n time të re!!!!!!#VeraWangParty”.

Fansat u mblodhën në pjesën e komenteve të stilistëve me urime për ditëlindje dhe për të pyetur sekretet e saj që sfidojnë moshën. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vera Wang (@verawang)