Rep-artistet Cardi B dhe Thee Megan Stallion së fundmi kanë publikuar një duet të mrekullueshëm.

“WAP” titullohet projekti muzikor, i cili solli në mënyrën më të mirë të mundshme artistet, shkruan Daily Mail.


Dyshja kishin vendosur që në një skenë të klipi muzikor ta përfshijnë edhe Kylie Jenner, e cila u shfaqt mjaft provokuese.

31701370 8606339 image m 68 1596853338481

Por, fansat e Cardi dhe Megan tashmë kanë filluar një peticion në rrjete sociale, për të larguar yllin e Keeping Up With The Kardashians nga xhirimet.

“Videoja ishte perfekt derisa u shfaq Kylie, dëshiroja ta gjuaja telefonin”, ishte shprehur një nga komentuesit.

31701422 8606339 image a 59 1596853197261

Sidoqoftë, peticioni në Change.org ka marrë afro 37 mijë nënshkrime nga 50 mijë sa janë të kërkuara. /Telegrafi/