LAJMI I FUNDIT:

Fansat dyshojnë se Kim Kardashian gënjen kur thotë se nuk i ka gjashtë gishtërinj në këmbën e majtë – fotografitë e reja nxisin spekulimet

Fansat dyshojnë se Kim Kardashian gënjen kur thotë se nuk i ka gjashtë gishtërinj në këmbën e majtë – fotografitë e reja nxisin spekulimet

Ajo u detyrua të provojë se kishte pesë gishtërinj në një video të çuditshme të publikuar muajin e kaluar.

Por thashethemet e Kim Kardashian për ‘gjashtë gishtërinjtë’ u rishfaqën në një pamje të siguruar gjatë ditëlindjes së saj të 40-të, që e festoi javën e kaluar, shkruan DailyMail.

Megjithëse Kim zbërtheu plotësisht ekzistencën e një gishti të gjashtë muajin e kaluar, kjo nuk i ndaloi fansat të fillonin një debat të plotë në rrjetet sociale – shkaktuar nga një fotografi e saj ku shihej duke ecur me rrokullisje.


“Pse Kim ka gjashtë gishta në njërën nga këto fotografi që nuk është në trend”, shkroi një fans në Twitter.

Në fotografinë e postuar në Instagramin e saj të martën, Kim mund të shihet duke ecur nëpër një shteg në natyrë me shoqen e saj të ngushtë, La La Anthony, 39 vjeçare.

Themeluesja e markës ‘KKW Beauty’ kishte veshur një palë shapka që bënin të dukej sikur në shputën e këmbës së saj kishte gjashtë gishtërinj.

Shumë nga komentet e lëna në Twitter dhe Instagram shërbyen për qëllimin e gjetjes se sa të tjerë “vunë re se ajo [kishte] gjashtë gishtërinj” në fotografi.

Një përdorues simpatik i Instagramit pyeste veten pse dikush do të ‘interesohej’ nëse Kardashian do të ishte në të vërtetë ‘polidaktile’, që është një term që përdoret kur dikush lind me më shumë se numri i zakonshëm i gishtërinjve ose duarve.

“Sigurisht që më duken sikur gjashtë gishtërinj. Pra, ajo është polidaktile; kujt i intereson?”, shkruan ai.

Një fans i Kardashian vuri në dukje se ‘e vetmja gjë që e bën të duket ashtu është fakti se këmbët e saj janë të gjera dhe e bëjnë të duket sikur ajo ka gjashtë gishtërinj”.

Në Twitter, dikush kujtoi një moment qesharak që ata përjetuan në punë pas një titulli të lajmeve që kishte të bënte me largimin e diskutueshëm të Kimit për në ishullin privat, ku festoi në një ceremoni private 40 vjetorin e lindjes.

“Kim Kardashian po përballet me reagime të ashpra për një festë të madhe ditëlindjeje gjatë periudhës së COVID-19”, tha prezantuesi i lajmeve, të cilit bashkëpunëtori i përdoruesit të Twitter iu përgjigj: “Po dhe gjoja ata po thonë se ajo ka edhe gjashtë gishta të këmbëve”.

Megjithëse çështja është shumë e diskutueshme, Kim javën e kaluar përmes një videoje të këmbës, vërtetoi se kishte pesë gishtërinj në këmbën e saj.

Në videon e publikuar më 9 shtator, Kardashian e quajti teorinë se ajo ka një gisht shtesë “me të vërtetë si diçka të egër”.

“Të gjithë mendojnë se unë kam gjashtë gishtërinj dhe është me të vërtetë e kotë”, tha ajo ndërsa filmonte këmbën.

Pasi numëroi gishtërinjtë e saj, duke vënë në dukje se ka vetëm pesë, ajo vuri në dukje se është pjesë e anës dhe në fund të këmbës së saj që kur shtyhet poshtë në një këpucë të hapur mund të duket si një gisht shtesë i këmbës.

“Por është kjo, një pjesë e këmbës sime, që kur vesh një këpucë ashtu si kjo që më pëlqen dhe që e kam këtu dhe në një fotografi,” tha Kim. “Nuk e di pse, duket si një gisht i gjashtë i këmbës”, shtoi më tej 40-vjeçarja.

Ajo shkroi në përshkrimin e videos: “Shumë hutuese”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori