ASAP Rocky duket se ka zbuluar pa dashje gjininë e fëmijës së tretë që pret me Rihannën, gjatë premierës botërore të filmit “Smurfs” në Bruksel.

I pyetur nga Kevin Frazier i ET nëse po prisnin një vajzë, reperi u përgjigj: “Është, vëlla, është”, ndërsa ngriti një lodër të vogël të Smurfette, duke shtuar edhe më shumë dyshimet e fansave.


Komentet në rrjete sociale shpërthyen, me ndjekës që reaguan me entuziazëm për lajmin e supozuar, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Rihanna, që i jep zërin personazhit Smurfette dhe është producente e filmit, u përgjigj me humor: “Le të shohim nëse është një Smurfette… Mund të jetë edhe një Baba Smurf”.

Çifti tashmë janë prindër të dy djemve, RZA dhe Riot Rose, dhe kanë shprehur më herët dëshirën për të pasur një vajzë.

Rihanna konfirmoi gjithashtu se emri i fëmijës së ardhshëm do të fillojë me shkronjën R.

Ndërkohë, ajo është në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën familjare, por edhe për projektet e saj të suksesshme – nga muzika dhe filmat, te bizneset e saj miliardëshe si Fenty Beauty dhe Savage X Fenty. /Telegrafi/