Fan Bingbing, aktorja më e famshme kineze dhe një nga aktoret më të paguara në botë, është zhdukur pa gjurmë.

Tash e tre muaj nuk ka informacion mbi gruan e suksesshme kineze e cila bëri famë me rolet e saj në filmat "Iron Man" dhe "X-Men", transmeton KosovaPress.


Mediat amerikane raportojnë se Bingbing ndoshta është arrestuar fshehurazi për fshehjen e taksave në industrinë e filmit, gjë e cila hidhëroi autoritetet kineze.

Një artikull që është botuar më 6 shtator, media shtetërore kineze "Securities Daily", thuhej se Bingbing është nën kontroll dhe se pritet aktgjykimi ligjor.

q2 3

Por, ky informacion u fshi shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, nuk ka informata zyrtare rreth akuzave, si dhe informacione zyrtare mbi një hetim të pretenduar kundër aktores.

CNN shkruan se problemet e saj filluan në maj të këtij viti kur ajo publikisht njoftoi kontratën e saj të filmit.

Sipas tabloidit "Global Times", Fan kishte dy kontrata të ndryshme - një zyrtare ku thuhej se ishte paguar rreth 1.5 milion dollarë dhe një private sipas së cilës ajo kishte fituar 7.5 milionë dollarë.

q1 3

Kjo praktikë në Kinë njihet si "kontrata jin-yang". Kontratat e saj për publikun u lansuan nga udhëheqësi televiziv kinez Cui JongJan i cili në qershor kërkoi falje nga aktorja e popullarizuar. Në të njëjtën ditë, autoritetet kineze filluan të hetojnë "kontratën jin-yang" në industrinë e filmit të Kinës.

Pas kësaj, të gjitha reklamat me karakterin e saj u tërhoqën pa shpjegime, dhe aktorja në rrjetet sociale nuk ka qenë aktive për tre muaj. Ekipi i Fan Bingbing ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. /KP/