0Shares

Famous Famiglia tashmë është një tempull i picës në Kosovë.

Me restorantin mjaft atraktiv në Prishtinë, Famous Famiglia është shndërruar në një lokacion atraktiv për të gjitha moshat.

Famous Famiglia ka sjellë kulturë të re në të shijuarit dhe përjetuarit ngrënien e picës, me përgatitje të veçantë e recetë direkt nga New Yorku.

Cilësia e jashtëzakonshme e picës që ka bërë bujë në gjithë botën, e sidomos në Amerikë, është pritur po aq mirë edhe në vendin tonë.

Me shije të ndryshme, brumi i veçantë me të cilën gatohet kjo picë e bën atë tejet të shijshme dhe një përjetim unik.

Disa prej llojeve të picës që janë pëlqyer shumë janë Cheese Pizza e bërë me mozzarella dhe sos të picës dhe Bianca me djath mozzarella, djath romano, djath rikola dhe vaj ulliri.

Më pas është pizza nga Boronxi me sos të picës, djath mozzarella, suxhuk dhe spec.

Famiglia Special Pizza është një prej më të pëlqyerave nga adhuruesit e picës pasi që ka një përbërje që shijon në formë fantastike.

Kjo picë përbëhet nga sos i picës, djath mozzarella, suxhuk, peperoni, spec, këpurdha dhe qepë.

Të gjitha picat me recetën e jashtëzakonshme gatuhen në furrë speciale të drurit nga mjeshtrit më të mëdhenj të picës që e kanë sjellë picën më të pëlqyer në Amerikë në vendin tonë.

Restoranti i Famous Famiglias gjendet në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ndërsa porositë janë falas në gjithë Prishtinën në numrin 038-727-727. /Telegrafi/

artikull i sponsorizuar

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)