LAJMI I FUNDIT:

Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Këto janë pamjet e një proteste brenda Knessetit të Izraelit – ose parlamentit – sot nga familjet dhe mbështetësit e pengjeve izraelite.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253.

Shumë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në muajin nëntor, por mendohet se rreth 100 pengje dhe eshtrat e 30 të tjerëve mbahen ende nga grupi militant palestinez.


Dëmet në infrastrukturën e Gazës vlerësohen në 18.5 miliardë dollarë
Lexo po ashtu Dëmet në infrastrukturën e Gazës vlerësohen në 18.5 miliardë dollarë

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid shprehu simpatinë për anëtarët e familjes dhe dënoi qeverinë për trajtimin e çështjes, raporton skynews.

“Këto janë familjet e pengjeve që ju i braktisët, të cilët u bënë robër në tunelet e Hamasit nën vëzhgimin tuaj. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku kjo qeveri do të kishte mbetur në pushtet më 8 tetor. Është turp për breza që keni mbetur në pushtet, por nëse do të qëndroni në pushtet, atëherë kujdesuni për robërit dhe familjet e tyre”, pohoi ai.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar Izraeli ka liruar disa të burgosur palestinezë në këmbim të pengjeve izraelite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Kalo në kategori