LAJMI I FUNDIT:

Familjes së Astrit Deharit sot i dorëzohet raporti i institutit zviceran

Familjes së Astrit Deharit sot i dorëzohet raporti i institutit zviceran

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se sot në Prokurorinë Themelore në Prizren, do ta marrin raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.

“Në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me Prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Raporti ka ardhur ditë më parë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i është dhënë nga prokuroria, deri sa ai të përkthehet.