LAJMI I FUNDIT:

Familjari i Jakup Krasniqit pret mbështetjen e shtetit për mbrojtjen ish-zëdhënësit të UÇK-së në Hagë

Familjari i Jakup Krasniqit pret mbështetjen e shtetit për mbrojtjen ish-zëdhënësit të UÇK-së në Hagë

Familjari i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi ka thënë se nuk kanë asnjë informacion nëse ish-zëdhënësi i UÇK-së ka arritur në Hagë.

“Ai është nisur nga shtëpia drejt në Hagë me një avion që është aranzhuar nga vet Specialja. Gjatë ditës ka ndodhur një bastisje nga ora 6:00 e mëngjesit deri në pasdite. Neve si familjarë nuk na është lejuar që të futemi brenda. Me zotin Krasniqi e kemi pasur të pamundur komunikimin. E pamundësi për t’u takuar kishim edhe në momentin kur ai u largua për në Hagë”, ka thënë Dardan Krasniqi në “Debat Plus”.


Ai ka thënë se Jakup Krasniqi ka qenë gjithmonë kundër UÇK-së dhe thotë se në vitin 2015 kur është votuar Spacialja ai fare nuk ka qenë deputet.

“Ka qenë konsistent. Kemi qenë të bindur se vendit i duhet drejtësi por jo atë drejtësi siç po e bën Gjykata Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi thotë se me skenat e sotme nuk është përdhosur dinjiteti i ish-zëdhënësit të UÇK-së, por kanë treguar njëanshmërinë e Speciales.

“Vet profili i bacës Jakup është pedagog me profesion dhe asnjëherë nuk i ka bërë ballë drejtësisë”.

Familjari i Jakup Krasniqit thotë se që nga intervistimi Jakup Krasniqi asnjëherë më nuk është kontaktuar nga Specialja.

“Ai është ndjerë komod në këtë drejtim. Jo që është ndjerë në siklet ndonjëherë në këtë temë pasi asnjëherë nuk ka hezituar t’i përgjigjet drejtësisë”.

Dardan Krasniqi ka thënë se shteti i Kosovës e ka obligim që të merret me mbrojtjen e akuzuar nga Gjyakata Speciale.

“Ne e dimë se çështje e mbrojtjes është e garantuar me Ligj. Ne do të marrim masat si familje të koordinohemi me institucionet e shtetit se si do të organizohet mbrojtja e Jakup Krasniqit dhe të tjerëve”, tha ndër të tjera Dardan Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori