LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të vdekurve nga zjarri në spitalin modular në Tetovë të premten në protesta, kërkojnë aktakuzë të re

Familjarët e të vdekurve nga zjarri në spitalin modular në Tetovë të premten në protesta, kërkojnë aktakuzë të re

Përfaqësues të familjeve të 14 personave, të cilët e kanë humbur jetën në zjarrin në spitalin modular në Tetovë, përmes protestave publike do të kërkojnë të ketë aktakuzë të re.

Ata sot në SPB Tetovë, kanë paraqitur se të premten më 8 shtator, në dyvjetorin nga zjarri, do të organizojnë marsh dhe protestë publike me kërkesë që të ketë aktakuzë të re.


“Presim akuzë të re. Ne nga fillimi kërkojmë drejtësi dhe presim drejtësi, por në këtë shtet shihet se nuk ka drejtësi. Por, po zbardhet e vërteta se kush është fajtor. Unë thash disa herë se nuk janë këta të tre, kanë pak faj, por ka zinxhir më të madh. Ata gazetarët nga IRL e kanë nxjerr të vërtetën se kush është fajtor, e kush jo”, deklaroi Mumin Islamili, i cili nga zjarri në Spitalin modular e ka humbur vëllain dhe nënën.

Paralajmëruan se tubimi të premten do të fillojë para spitalit modular.

“Ne si familje të të vdekurve në zjarrin do të organizojmë protesta dhe i porositim të gjithë qytetarët që të bashkëngjiten të premten në ora 14, do të jemi para spitalit modular dhe do të shkojmë përmes qendrës deri te gjykata. I porositim të gjithë qytetarët e Tetovës se kjo nuk do të jetë tubim partiak, ne familjet jemi organizatorë dhe mos të ketë incidente”, tha Ismaili.

Më 5 qershor përfundoi procesi gjyqësor për veprat penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. Me kusht u dënuan drejtorët e akuzuar, Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa personi juridik ISHP Spitali Klinik është shpallur fajtor për veprën “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Gjykata vendosi të ketë aktvendim lirues për mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin klinik për veprën “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore”.

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori