LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e të pagjeturve akuzojnë institucionet për neglizhencë

Familjarët e të pagjeturve akuzojnë institucionet për neglizhencë

Përfaqësues të familjeve të të pagjeturve në Kosovë akuzuan sot qeverinë e vendit për neglizhencë në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999.

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, tha të premten se institucionet e vendit nuk ka dërguar asnjë mjek ligjor në gërmimet e nisura këtë javë në vendin e quajtur Kizhevak afër Rashkës, në territorin e Serbisë, ku dyshohet të jenë varrosur civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.


Qerkini tha se Serbia e ka dhënë lejen për praninë e një mjeku ligjor nga Kosova në këto gërmime.

Komentet e tij u bënë në ditën kur Kosova nisi “Javën e të Pagjeturve” në të cilën do të bëhen homazhe dhe do të kërkohet sensibilizim për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave që edhe 18 vjet pas luftës, janë ende në listën e personave të zhdukur.

“Kërkesat tona janë zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe të gjithë ata që kanë bërë krime të sillën para drejtësisë. Kosova nuk e ka koordinimin e mirë dhe për shkak të koordinimit që nuk është i mirë nuk e kemi sot një mjek ligjor në Kizhevak”, tha Qerkini.

Ai shtoi se Serbia në Kizhevak ka lejuar që gjatë gërmimeve për varreza masive të ketë mjek ligjor, por Institucionet e Kosovës kanë heshtur për të gjetur një të tillë.

“Ne familjarët jemi tepër të zhgënjyer, tepër të prekur. Serbia na ka lejuar mjek ligjor, por Qeveria e Kosovës nuk e ka dërguar askënd aty e kemi pasur një person dy ditë e tani nuk e kemi askënd”, shtoi ai.

Sipas Qerkimit, as institucionet e Kosovës e as ato ndërkombëtare nuk janë duke ndërmarrë masa ose siç Qerkini thekson ‘stagnojnë’ nga ky rast.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se obligim i institucioneve është që të punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Mbetet obligim dhe prioritet i institucioneve kompetente për të punuar në ndriçimin e fatit të të pagjeturve për të kërkuar të gjitha rrugët e mundshme të detyrojnë të gjithë ata që kanë informacione për të pagjeturit të flasin”, tha Gjetaj.

Ai shtoi se sa i përket informacioneve ato gjenden në Serbi dhe në institucionet serbe.

“Jo vetëm që besojmë, por kemi edhe argumente se ata kanë dokumentacion për vendndodhjen e tyre, kjo vërteton se katër varreza masive në Serbi deri më tani janë zbuluar dhe dyshojmë që ka ende varreza masive”, tha ai.

Sa i takon gërmimeve të cilat po ndodhin në Kizhevak, Gjetaj tha se janë duke u kryer disa punime ndërsa shton se duhet pritur për të shikuar nëse do të ketë zhvillime.

Nënkryetari i Këshillit të Asociacionit të Familjeve të të pagjeturve, Haki Kasumi, paraqiti kërkesat e familjarëve duke iu drejtuar institucioneve.

Sipas kërkesave, familjarët e të pagjeturve kërkojnë nga institucionet e Kosovës që të angazhohen në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe të kërkojnë nga Bashkësia Ndërkombëtarë që të detyroj Serbinë të gjej personat e pagjetur.

Aktivitetet për javën e të pagjeturve kanë filluar sot dhe do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim ndërsa aktivitetet përfundojnë më 27 prill në varrezat e mbi 300 civilëve të vrarë në mejë të Gjakovës./Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori