LAJMI I FUNDIT:

Familjarët e personave me aftësi të kufizuar thonë se asistenca financiare që marrin është e pamjaftueshme

Familjarët e personave me aftësi të kufizuar thonë se asistenca financiare që marrin është e pamjaftueshme

Ramush Gashi është detyruar të lë punën për t’u kujdesur për vajzën e tij më aftësi të kufizuara. Pagesa mujore që merr është e pamjaftueshme edhe për shërbimet e detyrueshme mjekësore e lëre më për një kujdestare.

Që asistenca financiare është e pamjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara e thonë edhe në shoqatën “Handikos” në Prishtinë. Sipas tyre, aktualisht për një kujdestar ofrohen 150 euro, që është vlerë shumë e vogël.


Gashi, që thotë se aktualisht merr 375 euro në muaj asistencë, thekson se është pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për vajzën e tij e lërë për të paguar edhe një kujdestare. Prandaj, është detyruar të ndërpresë punën që t’i gjendet afër vajzës.

“Përkrahja nga shteti nuk është e kënaqshme është pak për fëmijët me aftësi të kufizuar. Se paga nuk mjafton sikur me thonë është ndihmë e vogël. Qasja në shkollë jam kujdesur vetë unë, ndërsa tash gati një vit e ka një kujdestare që nuk e plotëson komplet orarin pasi ajo vetëm dy orë rri me fëmijën tim, ndërsa mësuesja nuk mund të merret (vetëm me të) se ka edhe nxënësit e tjerë. Jashtë orarit të shkollës kujdesem unë për vajzën time, është dashur të ndërpres punën për shkak të saj, sepse i duhet një kujdestar sepse nuk mundemi me e lënë… 375 euro thonë e keni edhe për kujdestar por kjo pagesë nuk i del vetëm vajzës e jo të mbetet edhe për kujdestar”, deklaron Gashi.

Gashi tregon për KosovaPress se vetëm një seancë ushtrimi, për të cilën ka nevojë vajza e tij kushton 20 euro, pa llogaritur nevojat e tjera.

“Shtesat që i marrim për fëmijë janë të pamjaftueshme nuk dalin, sepse vajzës duhet t’i bëhen ushtrimet që i ka që i kushton 20 euro një ushtrim në ditë që komplet muajin e kalon gjysmën e pagesës si dhe shumë sende të tjera që i nevojiten fëmijëve me aftësi të kufizuara. Nuk dalin edhe për sende të tjera, për barna dhe nevoja të tjera që i nevojiten”, thotë Gashi.

Edhe Faruk Kukaj, person me aftësi të kufizuara, është i pakënaqur me pagesën që merr nga shteti. Ai thotë se me këtë lartësi pagese nuk mund të gjesh as kujdes, për të cilin kanë nevojë edhe 24 orë.

“Është pensioni paraplegjik dhe tetraplegjik dhe e kemi pak të kategorisë së parë 150 euro personat me aftësi të kufizuar, ndërsa asistenti personal dhe kush ka nevojë me medikamente janë 75 euro që është shumë absurde ose qesharake, sepse asistenti personal që duhet me u kujdes 8 orë në ditë ose kujdese permanente 24 orë pagesa 150 euro nuk vjen askush as për 2 orë në ditë. Ndërsa, si pension është shumë e vogël ne e kemi koston e jetës më të shpenzuar sepse kemi përkujdesje më shumë”, thotë Kukaj.

Drejtori i shoqatës “Handikos”, Afrim Maliqi, konfirmon se pagesat që marrin nga shteti nuk i plotësojnë nevojat e tyre.

Ai thotë se personat me aftësi të kufizuar janë detyruar që t’i mbulojnë vetë pothuajse shumicën e shpenzimeve që i kanë, pasi shteti nuk mbulon për ta asgjë.

“Kemi bërë përpjekje për disa skema financiare, të cilat me ato personat me aftësi të kufizuara duhet të i blejnë te gjitha shërbimet rehabilituese, medikamentet e përgjithshme madje duhet të paguajnë edhe kujdestar, i cili është i pamjaftueshëm. Personat me aftësi të kufizuara janë të liruar vetëm nga kontrollat bazë mjekësore, ndërsa të gjitha shpenzimet e tjera duhet t’i blejnë që janë të përditshme, gjendja e tyre ka nevojë për medikamente të përditshme”, shprehet Maliqi.

Maliqi thotë se personat me aftësi të kufizuar ia dalin vetëm falë familjarëve, të cilët duhet të sakrifikojnë punën e tyre.

“Fatmirësisht që jetojmë me familje dhe kujdesen anëtaret e familjes, mirëpo gjithmonë dikush prej tyre duhet të mbetet i papunë që të kujdeset për anëtarin, përndryshe paga prej 150 për një kujdestar është e pamjaftueshme edhe pagesa me qindra euro. Në këtë rast shumë persona duhet t’i kenë edhe dy apo tre kujdestarë. Vlerësimi në përgjithësi për personat me aftësi të kufizuara nuk është duke u bërë i drejtë e që duhet të jetë më profesional”, thotë Maliqi.

Maliqi shton se personat me aftësi të kufizuara sfidohen në çdo sferë të jetës, ndërsa bën thirrje për shërbime shëndetësore e rehabilituese më të mira nga shteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori