LAJMI I FUNDIT:

Familja shqiptare i shpëton ferrit të luftës në Gaza, Hasani: Riatdhesimi ishte operacion sfidues

Familja shqiptare i shpëton ferrit të luftës në Gaza, Hasani: Riatdhesimi ishte operacion sfidues
Reklama

Një familje nga Shqipëria ka arritur të largohet nga zonat e konfliktit në Gaza, ku për më shumë se një muaj kanë vazhduar luftimet e ashpëra midis militantëve të Hamasit dhe forcave ushtarake të Izraelit.

Rikthimi i familjes shqiptare në atdhe u bë publik nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.


Ai njoftoi në mediat sociale se disa anëtarë të familjes kishin arritur më parë në Shqipëri në fillim të muajit dhe së fundmi u bashkua me ta edhe pjesa e mbetur e familjes.

“Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit”.

Hasani u ka shprehur mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale - BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Vala e parave të falsifikuara, për shkak të 2 eurove false bizneset po i refuzojnë edhe ato origjinale - BQK rekomandon shmangien e parave ‘kesh’

Besnike Salihu
Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Arrestohet personi që dyshohet se vrau me thikë vjehrrin e tij në Prishtinë

Lajme
Sot i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit - gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit

Sot i jepet lamtumira e fundit Liridona Murselit - gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit

Lajme
Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

Lajme
Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Lavrov për Maqedoninë: Me vite keni pasur emër poshtërues, por e dimë të vërtetën edhe të emrit të ri

Lajme
Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Beteja ligjore kundër “Google” për diskriminimin e gjuhës shqipe, Asllani jep detajet e padisë

Lajme
Kalo në kategori