LAJMI I FUNDIT:

Familja ‘në qiellin e shtatë’ pasi një terapi revolucionare ‘pastroi kancerin e pashërueshëm’ të një adoleshenteje në Angli

Familja ‘në qiellin e shtatë’ pasi një terapi revolucionare ‘pastroi kancerin e pashërueshëm’ të një adoleshenteje në Angli

Kanceri i pashërueshëm i një adoleshenteje është “fshirë” nga trupi i saj në përdorimin e parë të një lloji të ri ilaçi revolucionar.

Bëhet fjalë për një rast kur adoleshentes së quajtur Alyssa, i kishin dështuar të gjitha trajtimet e tjera për leukeminë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ky rezultat thuhet se është arritur nga mjekët në spitalin Great Ormond Street, duke përdorur një lloj “konvertimi” për të kryer një vepër të inxhinierisë biologjike për t’i ndërtuar asaj një “ilaç të ri të gjallë”.

Dhe gjashtë muaj më vonë thuhet se kanceri “nuk shihet më” tek ajo, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.

Alyssa, e cila është 13 vjeçe dhe nga Leicester – Angli, u diagnostikua me leukemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar.

Jan Chu, infermiere e vjetër kërkimore në Great Ormond Street, i jep Alyssa terapinë – maj 2022.

Qelizat T supozohet të jenë mbrojtësit e trupit – duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet – por për Alyssa-n ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.

Kështu, kanceri i saj ishte agresiv.

Kimioterapia, dhe më pas transplantimi i palcës së eshtrave, nuk ishin në gjendje ta çlironin atë nga trupi i saj.

“Përfundimisht do të kisha vdekur”, tha Alyssa.

Por ajo që ndodhi më pas do të ishte e paimagjinueshme vetëm disa vite më parë dhe është bërë e mundur nga përparimet e pabesueshme në gjenetikë.

Ekipi në Great Ormond Street përdori një teknologji të quajtur “konvertimi”, e cila u shpik vetëm gjashtë vjet më parë.

Një gjë e tillë thuhet se i lejon shkencëtarët të “zmadhojnë” një pjesë të saktë të kodit gjenetik dhe më pas të ndryshojnë strukturën molekulare të vetëm një “baze”, duke e kthyer atë në një tjetër dhe duke ndryshuar udhëzimet gjenetike.

Prof Waseem Qasim ishte pjesë e ekipit që zhvilloi terapinë

Nëse terapia funksionon, sistemi imunitar i Alyssa – duke përfshirë qelizat T – do të rindërtohet me transplantin e dytë të palcës kockore.

Pas një muaji, Alyssa ishte në rikuperim dhe i është dhënë një transplant i dytë i palcës kockore për të ripërtërirë sistemin e saj imunitar.

Alyssa kaloi 16 javë në spital dhe nuk mund ta shihte vëllanë e saj, i cili ende po shkonte në shkollë, sepse “do të mund të sillte mikrobe”.

Gjatë gjithë kohës ka pasur shqetësime pasi kontrolli tre mujor ka gjetur sërish shenja të kancerit. Por dy hetimet e saj më të fundit kanë qenë “të pastra”.

“Thjesht mësoni të vlerësoni çdo gjë të vogël. Unë jam shumë mirënjohëse që jam këtu tani”, ka thënë ndër tjerash Alyssa.

Ndërsa nëna e saj Kiona tha: “Ne jemi ‘në qiellin e shtatë’. Është e mrekullueshme të jesh në shtëpi. Shpresojmë se kjo mund të dëshmojë se hulumtimi funksionon dhe ata mund ta ofrojnë atë për më shumë fëmijë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori