Autopsia e bërë trupit të vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, 46-vjeçarit Kim Jong-nam, që ka vdekur pasi është helmuar në kryeqytetin malajzian Kuala Lumpur, ende nuk ka sqaruar ende shkaqet e vërteta të vdekjes, por vëmendja është kthyer përsëri nga grindjet e brendshme të familjes Kim.
Tani për tani, është konfirmuar paraburgimi i një 28 vjeçareje, që mban pasaportë vietnameze, me emrin Doan Thi Huong, sipas raporteve nga agjencia malajziane e shtypit, Bernama.
Gruaja është identifikuar nga pamjet e kamerave me qark të mbyllur të aeroportit: pista e ndjekur fillimisht nga shërbimet sekrete të Koresë së Jugut është ajo e një vrasje të kryer nga dy gra të shërbimeve të regjimit të Fenianit, të cilat mendohet se kanë helmuar Kim Jong-nam, ndërsa ai ishte duke pritur për të hipur në avion për në Macau.
Kim Jong-nam ishte për të paktën pesë vjet në shënjestrën e shërbimeve sekrete të Koresë së Veriut. Në vitin 2012, Kim kishte arritur t’i shpëtonte një atentati dhe në vitet e fundit ai kish jetuar “nën mbrojtjen e qeverisë kineze”, sipas deklaratave nga Lee Byong-ho, kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar në Seul, të transmetuara nga koreano-jugorja Yonhap.
Brenda familjes, Kim Jong-nam ishte ndoshta anëtari më i vështirë dhe telashendjellës për Fenianin, një lloj i huaji. Së pari nga linja dinastike si pasardhës i babait të tij në udhëheqjen e shtetit, Kim Jong-Il, i cili vdiq në dhjetor 2011, kishte dalë me turp vite më parë, në 2001, kur u ndalua në një aeroport japoneze, teksa zotëronte një pasaportë false të Republikës Dominikane. Për vite të tëra ai ka jetuar në mërgim, dhe madje edhe para atentatit të vitit 2012, kish rënë pre e një sulmi në vitin 2008 në Hungari.
Gjithnjë sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, njëra nga dy gratë e tij jeton në Pekin me një fëmijë, ndërkohë që tjetra banon në ish-koloninë portugeze me dy fëmijë të tjerë. Marrëdhënia me vëllain e tij tani në pushtet në Fenian, ka qenë gjithmonë e vështirë: nga pak deklarata publike që ka bërë, kujtohen disa ku ka kritikuar regjimin dhe vijimësinë e tij sipas linjave dinastike.
Në janar të vitit 2012, gazeta japoneze Tokyo Shimbun publikoi përmbajtjen e një e-maili, që pikërisht Kim Jong-nam kishte dërguar në gazetën, e cila e kishte intervistuar më parë atë. “Çdokush që është me mendje të shëndoshë, do ta kishte të vështirë që të toleronte tre breza të vazhdimësisë trashëgimore”, shkruante vëllai i madh i liderit aktual të Fenianit. Gjysmë-vëllai i tij, Kim Jong-un, është vetëm një “simbol”, siç e kish përcaktuar ai, por pushteti, do të shtonte, mbetet në duart e elitave të vendit.
Edhe për një prej vëllezërve të Kim Jong-un, Kim Jong-Chol, marrëdhëniet me liderin e Koresë së Veriut janë të komplikuara: Kim Jong-un e ka vënë pas qoshes dhe e ka detyruar që të shkruajë një letër, ku ai deklaron besnikërinë e tij ndaj regjimit. Nuk ka mërgim për të: prej vitesh, Kim Jong-Chol jeton i mbyllur në një hotel në Fenian. Sipas burimeve të tjera, megjithatë, sot ka një pozicion të mirë në brendësi të partisë unike koreano veriore, Partia e Punëtorëve e udhëhequr nga vëllai i tij, i cili u zgjodh president në Kongresin e majit të kaluar, i pari që nga viti 1980.
Më e mirë është marrëdhënia mes Kimit dhe dy motrave: Kim Yo Jong, motra më e re, është një anëtare e fuqishme e elitës së Koresë së Veriut, edhe pse pothuajse tërësisht e panjohur për popullsinë. Për rolin e saj nuk ka shumë detaje. Edhe Kim Sul Song gëzon një pozitë të mirë në elitat e Fenianit. Ai që nuk i ka shpëtuar zemërimit të Kim Jong-unit, ka qenë xhaxhai i tij, Jang Song Thaek, ekzekutuar në dhjetor të vitit 2013, vetëm pak ditë pas një gjyqi rrufe ushtarak, që e shpalli atë fajtor për tentativë grushti shteti kundër nipit të tij. Në kohën e vdekjes, Jang konsiderohej si numri dy i regjimit.
Lista e anëtarëve të familjes, të cilët janë vrarë, ose fundi i të cilëve mbetet misterin, përfshin një nipi të Kim Jong-il, babai i liderit aktual të Koresë së Veriut. Lee Han-i ri u gjet i vdekur me plagë në pragun e shtëpisë së tij në Seul, në vitin 1997. Lee ishte larguar nga Korea e Veriut që në vitin 1982, por Koreja e Jugut e konfirmoi praninë e tij në territorin e saj vetëm në vitin 1996, një vit para vdekjes: edhe Lee, ashtu si Kim Jong-nam, kishte kritikuar regjimin në Fenian, dhe hetimi për vdekjen e tij kishte zbuluar se vrasja është kryer nga spiunët e Koresë së Veriut, të cilët mundën të kthehen në Veri, para se të kapeshin. /IlGiornale/bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës