LAJMI I FUNDIT:

Familja gjashtë anëtarëshe nga Peja bëhet me shtëpi (Video)

Familja gjashtë anëtarëshe nga Peja bëhet me shtëpi (Video)

Familja gjashtë anëtarëshe e Flamur Shkuliqit nga Peja e cila ditë më parë u dëbua nga shtëpia, nga sot do të jetë me shtëpi të re, falë emisionit “Radar” të RTV Dukagjinit.

Fillimisht Kryemami i Pejës,  Enes Goga ka telefonuar në Radar për të kërkuar ndihmë meqë familja Shkuliqi kishte mbetur pa kulm mbi kokë.

Pas një kohe rekord dëgjuesit u bashkuan sërish dhe mblodhën mjete të mjaftueshme financiare për të siguruar shumën e parave sa kushtonte shtëpia.

Kryemami Goga tha se ndihet krenar që ende ka njerëz të vullnetit të mirë.

“Ne pa e kontaktuar ‘Radarin’, i kemi pasur afërsisht 7 mijë euro prej njerëzve që na kanë mbështetur. Pastaj e kontaktova Editën, faleminderit prej saj, bashkëpunëtorëve të saj dhe RTV Dukagjinit. Ajo e filloi aksionin dhe u kyçëm edhe ne. Edhe Driton Gashi si kompani, ka hequr dorë nga provizionet dhe fitimet dhe ne sot po e përmbyllim këtë aksion”, tha Enes Goga për RTV Dukagjinin.

Driton Gashi njeri nder iniciatorët e këtij aksioni humanitar ka thëne se kjo familje tani me do të jetë e sigurt.

“Ne si agjencion, pasi na kanë kontaktuar disa qytetarë të Pejës, kemi marrë iniciativën t’ia gjejmë një shtëpi me çmim sa më të arsyeshëm, dhe falë neve si agjencion dhe kolegëve që janë angazhuar e kemi gjetur një shtëpi…”, deklaroi Driton Gashi.

Flamur Shkuliqi i emocionuar dhe me lot ne sy falënderon te gjithë ata qe kontribuuan qa ja te behet me shtëpi.

“Së pari falënderoj Bashkësinë Islame dhe hoxhën Enes Goga që ka thirr radarin për të më ndihmuar. Falënderoj edhe Driton Gashin, sepse edhe ky ka qenë iniciator për të më ndihmuar fëmijët…”, tha Flamur Shkuliqi.

U deshën vetëm 1 orë që pas thirrjes për ndihmë në emisionin “Radar”, dëgjuesit t’i mbledhin të holla në vlerë deri ne 10 mijë euro./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori