LAJMI I FUNDIT:

Familja e pakënaqur me modelin ideor të shtatores së Adem Demaçit

Familja e pakënaqur me modelin ideor të shtatores së Adem Demaçit

Në një vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi është vënë gurthemeli i shtatores së tij në Prishtinë, me modelin e të cilës nuk u pajtuan familjarët e veprimtarit Demaçi.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i cili për Demaçin foli fjalë të mëdha duke e konsideruar si frymëzues i brezave për liri.


Haradinaj tha se vendosmëria e veprimtarit Adem Demaçi i duhet popullit të Kosovës për të qëndruar konsistent në mbrojtjen e të drejtës nacionale.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Hydajet Hyseni tha se tani baca Adem në bronz do jap mesazhet e tij ndër breza.

“Baca Adem ka folur edhe kur nuk ka folur, flet edhe kur nuk është, baca Adem do të flasë tash e tutje edhe në bronz”, tha Hyseni.

Por modeli i përzgjedhur për shtatoren e simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi u kundërshtua nga vetë familja e tij.

Këtë shqetësim para të pranishmeve e paraqiti djali i Demaçit, Shqiptari, i cili tha se për këtë shtatore ka zgjidhje më të mira.

“Desha ta shpreh një shqetësim edhe publikisht. Ne si familje nuk jemi pajtuar që kjo shtatore dhe ky model mos të jetë model ideor i ngritjes së shtatores në këtë formë. Mendojmë që ka zgjidhje edhe më të mira për zgjidhje të një projekti për shtatoren me bacën Adem Demaçi”, tha djali i Adem Demaçit.

Pas kësaj deklarate menjëherë reagoi Jahja Lluka nga zyra e kryeministrit, duke thënë se do të kontribuojnë të gjithë që shtatorja e Adem Demaçit të jetë më e mira.

Në mëngjesin e sotëm kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i shoqëruar me familjarët e veprimtarit, Adem Demaçi kanë bërë homazhe tek varri i tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori