Familjarët e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi në mbarim të luftës në Kosovë, hapën një fushatë kundër lirimit të mundshëm të parakohshëm të ish zyrtarit të lartë serb Vlastimir Gjorgjeviq, i cili ndodhet në vuajtje të dënimit për krime lufte.
Zyrtari serb, Vlastimir Gjorgjeviq ishte dënuar fillimisht me 27 vjet burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e qindra civilëve shqiptarë dhe përndjekjen e qindra mijëra të tjerëve.
Ai ishte zëvendës ministër i brendshëm i Serbisë dhe shef i policisë gjatë një periudhe katër vjeçare duke filluar nga viti 1997. Ai ka qenë gjithashtu aleat i ngushtë i ish presidentit jugosllav Sllobodan Milosheviq.
Ish gjeneralit serb që u arrestua në vitin 2007 në Mal të Zi, pas një periudhe të qëndrimit në arrati më pas dënimi ju shkurtua në 18 vjet heqje lirie dhe në qershor plotëson dy të tretat e dënimit. Ai ka kërkuar lirimin e parakohshëm, një mundësi që u është dhënë deri tash të dënuarve nga Gjykata për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Familjarët e vëllezërve Bytyçi, të cilët dyshojnë se ai ishte përfshirë në vrasjen e të afërmve të tyre kërkojnë nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, që paraqet vazhdimësinë e Gjykatës së Hagës për krimet në ish Jugosllavi që të mos i jap këtë mundësi ish gjeneralit serb.
“Deri ditën kur Vlastimir Gjorgjeviq të dëshmojë bashkëpunim thelbësorë me Zyrën e Prokurorit: duke në gjetjen e varreve të tjera masive, duke bashkëpunuar në hetimet penale që janë në vazhdim e sipër në lidhje me operacionet për mbulimin e krimit dhe duke bërë deklarata të betuara dhe të vërteta rreth vrasjeve të vëllezërve Bytyçi, ai nuk duhet të lirohet”, thuhet në një letër të familjes Bytyçi.
Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.
Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.
Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.
Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, në mesin e shumë trupave të civilëve shqiptarë që ishin dërguar atje në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.
Një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë i kërkoi në muajin shkurt te këtij viti në Munih presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të ndërmarr veprime për të zgjidhur këtë çështje.
Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe Goran Radosavleviç, për të cilin sic thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro amerikanë, në vitin 1999.
Goran Radosavleviç, është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë në partinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiq./VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjenden mbi 37 mijë kubikë me fidanë kanabisi në Shkodër, arrestohet 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim një tjetër
Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona në Tiranë
Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Gostivar, nuk ka respektuar vendimin e gjykatës
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit
U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Përfito nga zbritja dhe apliko në trajnimin për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes