Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.05.2021, ndaj të pandehurve, A.M., dhe E.M., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “falsifikimi i parasë”.
“Gjykata me rastin e caktimit të arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve A.M., dhe E.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – Të pandehurit A.M., dhe E.M., duke e ditur se paraja është e falsifikuar i vënë në qarkullim të njëjtat, në atë mënyrë që i pandehuri A.M., duke e ditur se kartëmonedhat në vlerë prej dyqind (200.oo) Euro – (10×20), janë të falsifikuara, i bën me dije se kartëmonedhat në fjalë janë të falsifikuara dhe ato i dorëzon të pandehurit E.M., i cili të njëjtat kartëmonedha, me datë 29 mars, në orët e pasdites kishte shkuar në bankomatin e një banke në Suharekë dhe i deponon, me ç ’rast nga aparati i bankës kartëmonedhat e deponuara janë ndarë si të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Gjyqtarja e procedurës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, pasi që gjyqtarja ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e ashpër kurse edhe me masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve do të sigurohet prezenca e tyre në procedurën hetimore në mënyrë të papenguar.
“Të pandehurit A.M., dhe E.M., nuk guxojnë që të largohen nga shtëpia ku të njëjtit e kanë vendbanimin, si dhe të njëjtit nuk duhet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo të cilët nuk janë të varur nga të pandehurit. Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
E kaluara kriminale e Valon Aliut – të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli
Sëmundja “duar-këmbë-gojë”, mjekët: Kujdes, po prek fëmijët në çerdhe e kopshte
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE