LAJMI I FUNDIT:

Falje, ankesa, mesazhe prekëse: Këto janë fjalët e fundit para vdekjes, të njerëzve të famshëm!

Falje, ankesa, mesazhe prekëse: Këto janë fjalët e fundit para vdekjes, të njerëzve të famshëm!

Uinston Churchill

Pas një jete të jashtëzakonshme e cila i priu shtegut të shekullit të 20, ish Kryeministri i Britanisë, në momentet e fundit të jetës la të kuptohet se ishte gati të ikte, pas një ataku. “Jam i mërzitur me të gjitha”, tha ai, para se të zhytej në një gjendje komë nëntëditëshe, nga e cila nuk u zgjua kurrë.

Malkolm X

“Vëllezër! Vëllezër, ju lutem! Kjo është një shtëpi e paqes!” Kur një përleshje e sajuar shpërtheu në audiencë, teksa ai po jepte një fjalim në Sallën e Ballove Audobon në vitin 1965, aktivisti afro-amerikan u përpoq që të qetësonte ata që dukej se po grindeshin. I shpërqendruar, u gjend përballë tre burrave me armë të cilët e qëlluan 15 herë. Vdiq në vend.


Elisabeta I

Rrëfime të ndryshme dhe burime të ndryshme tregojnë variante të ndryshme të fjalëve të fundit të Mbretëreshës Virgjëreshë në vitin 1603. Ndërkohë që është e pamundur të kesh një përgjigje përfundimtare, nuk ka dyshime se cili prej supozimeve për fjalët e saj të fundit ishte më poetiku: kërkesa e saj për të “shkëmbyer gjithë zotërimet e mia, për një moment kohë”.

Salvador Allende

Teksa ushtria i afrohej pallatit presidencial gjatë grushtit të shtetit në vitin 1973, presidenti i Kilit qëlloi veten me një pushkë AK-47, por jo përpara se të mbante fjalimin e fundit në radio. “Ecni përpara duke ditur që, herët a vonë do të hapen rrugë të reja, ku njerëz të lirë do të ndërtojnë një shoqëri më të mirë. Rroftë Kili! Rroftë populli! Rrofshin punëtorët!”

Che Guevara

Dokumente të deklasifikuar nga grupi i Forcave Speciale të SHBA sugjerojnë se revolucionari argjentinas në momentet e fundit tha: “Dijeni se po vrisni një burrë”. Por në biografinë e Che Guevarës me autor John Lee Anderson, thuhet se në momentet e fundit përballë ekzekutorit bolivian, ai tha: “Qëllomë, burracak. Do të vrasësh thjeshtë një njeri”.

Mari Antuaneta

“Më fal Zotëri. Nuk doja ta bëja”. Kur ish Mbretëresha e Francës foli fjalët e fundit para vendit të ekzekutimit në Paris në vitin 1793, gjithësekush mund të mendonte se ishte një thirrje e momenteve të fundit për falje. Por jo. Ajo po kërkonte falje sepse aksidentalisht kishte shkelur këmbën e ekzekutorit teksa bëhej gati që t’i prisnin kokën.

Thomas Grasso

Pak përpara se të ekzekutohej me injeksion vdekjeprurës në Oklahoma në vitin 1995, përcjell bota.al, vrasësi i dyfishtë shprehu pakënaqësinë me vaktin e fundit. Atij i shërbyen spageti me qofte, por nuk ishte nga lloji që do kishte dashur Grasso. “Nuk më dhanë SpaghettiOs. Më dhanë thjeshtë spaghetti. Dua që media ta dijë”.

Ian Fleming

Autori i librave të James Bondit, në momentet e fundit të jetës, pati kohë t’u drejtohej personelit të ambulancës, që kishin ardhur me nxitim pas njoftimit për një atak fatal në zemër. “Më vjen keq që ju shqetësoj, shokë. Nuk e di se si ia bëni të vini kaq shpejt, me gjithë trafikun nëpër rrugë këto kohë”.

Lady Astor

E famshme për shkëmbim batutash me uinston Churchillin në shumë raste, nancy Astor, e para deputete femër e Britanisë, mbeti e kthjellët deri ditën e fundit, në 1964. Duke parë numrin e madh të familjarëve dhe miqve që ishin mbledhur në shtratin e saj, kontesha me origjinë amerikane tha: “A mos kam ditëlindjen, apo po vdes?”