LAJMI I FUNDIT:

Falja në malin e mëshirës, 2 milionë pelegrinë në Mekë

Falja në malin e mëshirës, 2 milionë pelegrinë në Mekë

Pelegrinët myslimanë falen në malin Arafat, po ashtu të njohur edhe si Jabal al Rahma, mali i mëshirës, në juglindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ndërsa kulmi i pelegrinaxhit të Haxhit po afrohet.

Arafati është vendi ku myslimanët besojnë se profeti Muhamed la amanetet e tij të fundit rreth 14 shekuj më parë, pasi udhëhoqi ndjekësit e tij në pelegrinazh, shkruan Top Channel.


Më shumë se 2 milionë myslimanë nisën Haxhin e përvitshëm të premten në temperatura përvëluese. Haxhi është një nga tubimet më të mëdha fetare të përvitshme në botë dhe është po ashtu një nga pesë shtyllat e islamit. Ai duhet kryer nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi, të paktën një herë në jetën e tyre. Përbëhet nga një seri ritesh që kryhen gjatë pesë ditëve në qytetin më të shenjtë të islamit dhe rrethinat e tij në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.

Në Mekë, ndodhet edhe Qabeja, një strukturë kubike që është epiqendra e islamit.

Myslimanët e të gjithë botës, drejtohen nga qabeja kur falen dhe pelegrinët gjatë Haxhit duhet të rrotullohen shtatë herë rreth saj.

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori