Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik para një shekulli, duke u izoluar më tej nga sistemi financiar ndërkombëtar, pas sanksioneve të perëndimit për shkak të luftës së saj në Ukrainë.
Interesat fillimisht duhet të paguheshin më 27 maj, por dje përfundoi edhe periudha 30 ditore shtesë, që kredimarrësit kanë për të paguar borxhin, para se të shpallin falimentimin.
Duket se Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë të paguajë kreditorët, pasi asnjë bankë nuk merr përsipër transferimin e pareve të saj, thotë Jay Auslander, avokat i njohur falimentimesh në New York.
Muajin e kaluar Departamenti amerikan i Thesarit i mbylli Rusisë mundësinë për të paguar investitorët e huaj përmes bankave amerikane.
Në përgjigje zyrtarët rusë thanë se do t’i paguanin borxhet me rubla dhe e ofruan një mundësi të tillë. Rusia thotë se i ka paratë për të paguar borxhet, por sanksionet i kanë bllokuar fondet e saj.
Zyrtarët rusë nuk e quajnë këtë falimentim.
“Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëllimisht kanë krijuar pengesa artificiale, që Rusia të mos jetë në gjendje të paguajë interesat e borxhit të saj të jashtëm”, tha ministri rus i Financavem Anton Siluanov.
Ana tjetër e argumentit është se “kjo po ndodh për shkak të sanksioneve, por sanksionet janë plotësisht nën kontrollin e Moskës, në se ajo heq dorë nga sulmi ndaj Ukrainës”, thotë avokati Auslander.
Sa është borxhi i Rusisë?
Rusia ka rreth 40 miliardë dollarë borxh në letra me vlerë, gati gjysma e tyre ndaj të huajve. Para fillimit të luftës, Rusia kishte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, shumica e të cilave të depozituara në shtete të tjera dhe tani janë të ngrira si rezultat i sanksioneve.
Rusia nuk ka dështuar të paguajë borxhet e saj ndërkombëtare, që nga Revolucioni Bolshevik, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia dështoi me borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990, por ishte në gjendje të rimëkëmbej pas ndihmave ndërkombëtare.
Praktikisht, Rusia ka muaj që në sytë e investitorëve të letrave me vlerë ka dështuar të paguajë, thotë Liam Peach, ekonomist i specializuar për tregjet evropiane në zhvillim te organizata Capital Economics.
Kompanitë e sigurimit që mbulojnë borxhin rus, prej disa javësh kanë paralajmëruar se rreziku i mos pagimit të borxhit arrinte deri në 80%, ndërsa agjencitë e vlerësimit si Standard & Poor dhe Moody e kanë vendosur borxhin rus në nivelin e letrave me vlerë me rrezikshmëri të lartë.
Si bëhet përcaktimi i falimentimit të një vendi?
Agjencitë e vlerësimit janë ato që përcaktojnë falimentim, por ato tashmë e kanë ndaluar vlerësimin e Rusisë. Gjykatat po ashtu mund të shpallin falimentimin e një vendi. Mbajtësit e letrave me vlerë, ose kompanitë që i sigurojnë ato, mund t’i kërkojnë një komiteti përfaqësuesish të firmave financiare, që të vendosin nëse është fjala për vonesë pagimi dhe të kërkojnë kryerjen e tij, megjithatë kjo ende nuk trajtohet si deklaratë formale e falimentimit.
Komiteti i Përcaktimit të Derivateve të Kredisë, një grup industrie bankash dhe fondesh investimi mund të jetë njëri prej atyre, që bëjnë vlerësime të tilla duke paralajmëruar për një “incident kredie”.
Paneli vendosi më 7 qershor se Rusia dështoi të paguante interesin shtesë për një pagesë të bërë me vonesë, afati i së cilës ishte më 4 prill. Por, komiteti shtyu marrjen e veprimeve të mëtejshme për shkak të pasigurisë se si sanksionet mund të ndikonin në arritjen e ndonjë zgjidhjeje.
Çfarë mund të bëjnë investitorët?
Mënyra formale për të deklaruar falimentim është nëse 25 për qind ose më shumë e mbajtësve të letrave me vlerë thonë se nuk i kanë marrë paratë e tyre. Sapo të ndodhë kjo, falimentimi shtrihet edhe te të gjitha letrat e tjera me vlerë të lëshuara nga Rusia jashtë vendit. Mbajtësit e letrave me vlerë mund të kërkojnë më pas një vendim gjykate për të zbatuar pagesën.
Në rrethana normale, investitorët dhe qeveria në falimentim zakonisht negociojnë një zgjidhje në të cilën zotëruesve të letrave me vlerë u jepen letra të reja që kanë më pak vlerë, por që të paktën u japin atyre një kompensim të pjesshëm.
Por sanksionet kanë ndaluar marrëdhëniet me ministrinë e financave të Rusisë. Dhe askush nuk e di se, kur do të përfundojë lufta, ose sa mund të vlejnë letrat me vlerë të falimentuara.
“Në këtë rast, mospagesa dhe padia mund të mos jetë zgjidhja më e mençur”, thotë avokati Auslander.
Nuk është e mundur të negociosh me Rusinë dhe në të njejtën kohë ka kaq shumë të panjohura, kështu që kreditorët mund të vendosin “të presin tani për tani”.
Investitorët që donin të dilnin nga borxhi rus, mund të kenë dalë prej kohe, por të tjerët, kanë mbetur me shpresën për të përfituar nga ndonjë zgjidhje në të ardhmen. Por tani për tani, ata mund të rrinë në heshtje, për të shmangur lidhjen me luftën.
Pasi një vend falimenton, ai mund të përjashtohet nga huamarrja në tregjet e letrave me vlerë derisa falimentimi të zgjidhet dhe investitorët të rifitojnë besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e qeverisë për të paguar. Por Rusia tashmë është shkëputur nga tregjet perëndimore të kapitalit, kështu që çdo rikthim në huamarrje është gjithsesi shumë larg.
Kremlini ende mund të marrë hua në rubla brenda vendit, duke u mbështetur kryesisht tek bankat ruse për të blerë bono thesari.
Cili do të ishte ndikimi i falimentimi rus?
“Falimentimi rus mund të ketë ndikim të vazhdueshëm duke shtuar presionin mbi tregjet botërore të letrave me vlerë dhe duke i bërë investitorët shumë më të përmbajtur në investime që konsiderohen të rrezikshme duke mos dashur të investojnë para dhe kjo ka ‘gjasa të mëdha të çojë në falimentime të mëtejshme në tregjet e tjera në zhvillim'”, thotë Chris Wafer, analist i ekonomisë ruse te firma këshilluese Macro-Advisory.
Sanksionet perëndimore, si pasojë e luftës, kanë nxitur kompanitë e huaja të ikin nga Rusia, duke ndaluar tregtinë dhe lidhjet financiare të vendit me pjesën tjetër të botës.
Falimentimi do të ishte një simptomë shtesë e këtij izolimi dhe problemi. Kjo nuk do kishte ndikim në ekonominë ruse në këtë moment sepse ky vend, për shkak të sanksioneve, ka vite që nuk ka marrë hua ndërkombëtare.
“Rusia tani po siguron fitime të mëdha nga shitja e naftës dhe gazit”, thekson Weafer.
“Por, në aspektin afatgjatë, kur lufta të ketë mbaruar dhe Rusia të bëjë përpjekjet për përmirësim të ekonomisë, kjo do jetë koha kur pasojat e falimentimit do të jenë problematike. Kjo ngjason me rastet kur një individ, apo një kompani, kanë histori të keqe të kreditit, do t’u duhen vite të tëra për të tejkaluar problemin”, përfundo ai. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Përmbyllet projekti për promovimin e trashëgimisë kulturore mes Kosovës dhe Malit të Zi

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet