LAJMI I FUNDIT:

Biden: G7-ta do të ndalojë importet e arit rus

Biden: G7-ta do të ndalojë importet e arit rus

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) do të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia, një hap që udhëheqësit shpresojnë se do ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Një njoftim zyrtar pritet të martën në kuadër të takimit vjetor të grupit të G7-së.


Biden dhe aleatët e G7-së kanë diskutuar strategjitë për të siguruar furnizimet me energji dhe për të trajtuar inflacionin, në përpjekje për të parandaluar që pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Disa orë përpara hapjes së takimit, Rusia kreu sulmet me raketa kundër kryeqytetit ukrainas, sulmet e para të të tilla nga Rusia në tre javë.

Britania e Madhe bashkohet me SHBA-në, Japoninë dhe Kanadanë për të ndaluar importet e arit nga Rusia
Lexo po ashtu Britania e Madhe bashkohet me SHBA-në, Japoninë dhe Kanadanë për të ndaluar importet e arit nga Rusia

Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Biden thanë se ari është eksporti i dytë më i madh i Moskës pas energjisë dhe se ndalimi i importeve do ta bënte më të vështirë për Rusinë pjesëmarrjen në tregjet botërore. /VoA/